Panorama Sport (Albania)

“Çmenduri” nga Kina për Iniestën, 81 mln në dorë dhe 36... me verë

Mediat spanjolle zbulojnë shifrat e ofruara për mesfushori­n

-

Andres Iniesta mund të fitojë 81 milionë euro neto nëse do të pranojë ofertën 3-vjeçare që i bëjnë kinezët e Çongqing Dangdai Lifan. Shifrat e çmendura i zbulon "El Mundo Deportivo". Kapiteni i Barcelonës, i cili njoftoi javën e shkuar se nuk do të qëndrojë në "Camp Nou" pas këtij sezoni, nuk është ende i sigurt në do ta pranojë apo jo këtë ofertë, e cila nuk ndalet vetëm këtu. Çongqing Dangdai Lifan do t'i ofrojë mesfushori­t edhe 50% së të drejtës së imazhit dhe do t'i blejë 6 milionë shishe vere të kantinës së tij me 6 euro secila, të cilat në vlera ekonomike përkthehen edhe në 36 milionë euro të tjera. Por media katalanase zbulon gjithashtu se, pavarësish­t kësaj oferte ekonomike astronomik­e, e cila është më shumë se joshëse për çdo futbollist, Andresito ka ende dyshimet e tij për të vendosur përfundimi­sht Sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi, Zlatan Ibrahimovi­ç, ka thënë se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë dollarësh nga Kina. Suedezi që shkoi në Amerikë nga Mançester Junajtid është bërë një njeri shumë popullor në vend. "Paraja nuk është shumë e rëndësishm­e, por shumë para janë të rëndësishm­e. 100 milionë dollarë nuk ishin të mjaftueshm­e për mua që të shkoja të luaja në Kinë",-tha Zlatan në intervistë­n e tij për "CBS".

nëse ky është klubi ku ai dëshiron që të mbyllë karrierën e lavdishme.

STËRVITJA - Ndërkohë, në fundjavë do të luhet edhe ndeshja më e rëndësishm­e e La Ligës, "El Clasico". Edhe pse nuk do të ketë rëndësinë e fazës së parë, përballja midis tyre do

të pritet me interes nga tifozët në Spanjë. Reali tashmë i kualifikua­r për në finalen e Champions-it do të udhëtojë në Barcelonë për t'u përballur me klubin katalanas që është shpallur kampion i Spanjës. Në stërvitjen e djeshme, për skuadrën e Valverdes nuk ka qenë prezentë fantazisti Iniesta që vuan nga dëmtimi i pësuar në finalen e Kupës ndaj Sevijës.

DEKORIMI - Lojtari pritet të nderohet nga Këshilli i Ministrave ditën e premte me titullin "Medaljen e artë e mbretit për meritat e mëdha në sport". Igo Mendez, ministri i Edukimit dhe i Sporteve, do të jetë vetë prezent në këtë ceremoni në emër të qeverisë spanjolle. Një çmim shumë domethënës ky, për lojtarin që shpalli me golin e tij në shtesë Spanjën kampion bote në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania