Panorama Sport (Albania)

Leva nuk bind, ja katër alternativ­at për sulmin e Bajernit

-

U kritikua shumë në ndeshjen e parë në Mynih, kur Reali mundi Bajernin me rezultatin 1-2. Polaku ishte shumë larg formës së tij të mirë. Bomberi nuk arriti të vinte asnjëherë në vështirësi portierin Navas gjatë 90 minutave. Oliver Kahn deklaroi pas ndeshjes se ishte i zhgënjyer nga performanc­a e sulmuesit. Ai priste më shumë nga ai në ndeshje të këtij niveli. Por Rumenige nuk e la në baltë duke i dalë në mbrojtje numrit 9 te Bajernit. Ai shprehu besimin e tij ndaj Robertit dhe shpresonte që ai të shënonte dhe të kualifikon­te për në finale skuadrën e trajnerit Jup Hejnkes. Sulmuesi tentoi dhe u pa qartë se kritikat e kishin motivuar atë, por përsëri nuk arriti të ishte deciziv. Në fund, ndeshja përfundoi 2-2 dhe Bajerni u eliminua nga Champions-i duke humbur shpresat për të fituar tripletën në fund të sezonit. Drejtuesit ndërkohë janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësue­s të tij. Por a do të shpenzojë Bajerni 100 milionë euro në merkato për një sulmues? Me shumë gjasa që po, pasi me shitjen e Levandovsk­it ata do të kenë financat e nevojshme për ta kryer këtë operacion. Emrat që mund të luajnë në vendin e tij janë plot katër. Mauro Ikardi i Interit, bomberi argjentina­s po shkëlqen këtë sezon në Serinë A dhe mund të përfundojë në Mynih. Edison Kavani është i dyti në listë, me largimin e trajnerit Emeri ai mund të lërë Parisin në verë. Timos Verner i Lajpcigut mund të jetë një tjetër alternativ­ë, gjermani i ka të gjitha cilësitë për të luajtur në një ekip të madh si Bajerni. I fundit, por jo nga rëndësia, është Alvaro Morata. Spanjolli nuk po shkëlqen në Londër dhe mund të kërkojë një aventurë të re. Te Bajerni ai do të gjente bashkëkomb­ësit e tij, Tiago Alkantara dhe Havi Martinez.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania