Panorama Sport (Albania)

Maks Alegri një hap larg lamtumirës, “Zonja” mendon ish-zëvendësin e... Kontes

-

Në Serinë A është gjithçka gati për "valcerin" e madh të pankinave. "Fidanishte­t" e trajnerëve, siç ka raportuar në edicionin e ditës së djeshme "Corriere di Bergamo", do mbikëqyret edhe nga Juventusi: sepse nëse Lacio po synon Gasperini dhe Atalanta "mbrohet" me Donadonin, apo Napoli largon Sarrin ( me drejtim Çelsin) dhe kërkon Benitezin, lajmi është që edhe Masimilian­o Alegri do largohet me shumë mundësi nga klubi bardhezi: sipas të përditshme­s, Bepe Marota po mendon ( prej kohësh) Simone Inzagin, trajnerin aktual të Lacios, si "trashëgimt­ar" të teknikut livornez. Profili shihet si i duhuri për drejtuesit, por mbetet e hapur edhe një rrugë tjetër që, nëse konfirmohe­t, do ishte vërtet një surprizë: flitet për Masimo Karrerën, ish-bardhezi, momentalis­ht në stolin e Spartakut të Moskës. KUJTIM FAMËKEQ - Karrera, sot 54 vjeç, pjesë e stafit juventin në epokën "Konte", nga sa bëhet e ditur, ka dhënë miratimin për një rikthim të mundshëm në Torino. Kujtohet fillimisht si mbrojtës i bardhezinj­ve (pa harruar edhe kohën te Barin e Atalanta), e më pas si zëvendësi që ndihmoi trajnerin aktual të Çelsit të fitonte

3 tituj kampionë radhazi me "Zonjën", por edhe për një tjetër rast... famëkeq. Ishte 1 janari i 2011-ës, mbrëmja e Vitit të Ri, dy vajza 23-vjeçare mbesin viktima (por pati edhe 11 të plagosur) të një incidenti rrugor, ku në vetë të parë u përfshi pikërisht Masimo Karrera (dhe bashkëshor­tja

e tij, pasagjere): po udhëtonte drejt Bergamos ku, në autostradë, me "Mercedes"-in e tij, me dritat e fikura, përplasi me forcë "Ford"-in e dy studenteve. U dënua me 2 vite e 6 muaj dy vite më pas, me akuzën e vrasjes së qëllimshme dhe, nga viti 2016, është në krye (madje,

me rezultate më se pozitive) të Spartakut. Ku, ndërkaq, po kalon një aventurë fantastike: në 69 ndeshje në pankinë, shënon në bilanc 41 fitore, 13 barazime e 15 humbjedhe ndodhet në vendin e dytë të Premier Ligës ruse, 4 pikë larg Lokomotivë­s që kryeson tabelën.

 ??  ?? Antonio Konte dhe Masimo Karrera (zëvendësi) kur
drejtonin Juventusin
Antonio Konte dhe Masimo Karrera (zëvendësi) kur drejtonin Juventusin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania