Panorama Sport (Albania)

Tirana tregon “muskujt”, hakmerret ndaj Teutës

Kryeqyteta­sit reagojnë pas humbjes, dueli i tretë të dielën

- ROLAND GJINI

irana kthehet të tregojë "muskujt"... Nëse Teuta fitoi finalen e parë të "play off"- eve në kryeqytet, bardheblut­ë kanë bërë të njëjtën gjë duke triumfuar në bregdet dhe duke dërguar serinë e finaleve në 1-1 (dje u luajt ndeshje e dytë). Kryeqyteta­sit mposhtën në pallatin e sportit "Ramazan Njala" Teutën vendase në një ndeshje emocionues­e deri në sekondën e fundit. Me fitoren e djeshme të kampionëve, barazohet numri i fitoreve respektive, duke dhënë garanci se dueli për fituesin e titullit kampion do të zgjasë të paktën edhe dy ndeshje të tjera. Në një pallat sporti jo të mbushur si herët e tjera, Teuta kërkoi të shfrytëzoj­ë maksimalis­ht faktorin fushë. Nga ana tjetër, Tirana u përpoq të zhvlerësoj­ë fitoren e parë të kundërshta­rit dhe ia arriti. Tashmë, skuadrat dhe lojtarët, që janë studiuar gjatë të gjithë sezonit të rregullt, e njohin edhe më mirë kundërshta­rin, duke parë finalen e parë të luajtur në Tiranë, prandaj fillimi i lojës ishte i kujdesshëm nga të dyja ekipet. Vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes nga depërtimet respektive, por edhe efikasitet­it në tentativat sulmuese. Është e dukshme se kryeqyteta­sit kërkojnë të bëjnë autokritik­ë në fushën e kundërshta­rit sepse ritmi i lojës dhe dëshira e tyre bien në sy. Me vetëm 3 pikë avantazh të Tiranës, mbyllet perioda e parë ( 13- 16), por baraspesha mes finalistev­e

vazhdon edhe në të dytën. Teuta kërkoi të reagojë dhe mos të lejonte shkëputjen e kundërshta­rit në pikë dhe ia doli, sepse në fund të pjesës së parë rikuperon 1 pikë dhe e mbyll me rezultatin 32-34. Perioda e tretë nis me 2 pikë të shpejta të Copes për bregdetarë­t,

por për vendësit, në formë të shkëlqyer u pa edhe Everet, i cili jo vetëm krijon shumë hapësira për shokët e ekipit, por ishte edhe mjaft efikas në gjuajtjet e tij për pikë. Të zotët e shtëpisë, të shtyrë edhe nga vendasit, tri minuta nga fundi i periodës së tretë, e kaloi sfidën në avantazh të tyre, teksa kryesonte me 5 pikë ndaj Tiranës dhe revoltoi jo pak trajnerin e Tiranës, i cili për të zgjuar nga gjumi basketboll­istët e tij u detyrua të kërkojë pushim. Ajo pauzë u bëri mjaft mirë kryeqyteta­sve, sepse ata reagojnë në parket dhe 10-minutëshin e tretë e mbyllën me vetëm një pikë në disavantaz­h të Teutës (54-53). Perioda e katërt ishte edhe më e bukura, sepse gjithçka zgjidhet në sekondat e fundit. Tirana paraprin vazhdimish­t rezultatin, madje, 90 sekonda nga fundi, shifrat shënojnë 6471 për bardheblut­ë. Teuta nuk heq dorë dhe 2 sekonda nga fundi ngushton 71:72. Topi në këtë moment i takon Tiranës, e cila e administro­n mirë dhe me dy gjuajtjet personale të Hysenagoll­it mbyll gjithçka në 7174, rezultat që vlen barazimin 1- 1 të serisë së finaleve. Ndeshja e radhës do të luhet të dielën, ora 17:00, në pallatin e sportit "Asllan Rusi".

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania