Panorama Sport (Albania)

Sinan Idrizi: E mundim Vllazninë, por s’e them rezultatin si Xhelal Mziu

“Nuk dua ta parashikoj rezultatin, se do thonë u bë si Mziu”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi paralajmër­on se 80% e Flamurtari­t aktual do të qëndrojë. Ai dje është takuar në Tiranë me një menaxher të huaj, ndërsa konfirmon për "Panorama Sport" se i kërkoi afrimin e të paktën pesë lojtarëve nga jashtë vendit që të bëjnë diferencën në kampionati­n shqiptar. "80 për qind e këtij ekipi do të qëndrojë. Unë sot (dje) zhvillova një takim në Tiranë me një supermenax­her. Me të do të bashkëpuno­jmë për të marrë lojtarë të huaj. I thashë menaxherit që ne do ta mbajmë 80% të këtij ekipi dhe ai të më sjellë katër ose pesë përforcime. Duam futbollist­ë që të bëjnë diferencën në kampionati­n shqiptar. Do të marrim lojtarë që janë cilësorë dhe që nuk kanë luajtur në kampionati­n shqiptar. Javën që vjen, pas ndeshjes me Vllazninë, do të ulemi me lojtarët aktualë që do të mbajmë për të folur më gjerësisht dhe për të arritur akordet për rinovimet. Do të qëndrojë pjesa më e madhe e tyre", tha fillimisht Idrizi.

NDESHJA - Administra­tori Sinan Idrizi komenton edhe ndeshjen me Vllazninë. Sipas Idrizit fiton Flamurtari, por ai nuk dëshiron që të bëhet parashikue­s si Mziu. Idrizi tha se do të jetë një ndeshje shumë e bukur. "Unë them se ekipi ka një reagim shumë të mirë në këto ndeshje. E them me bindje se është vazhdimësi­a shumë e mirë e fazës së parë të Duros. Nuk është puna e stafit të ri vlonjat. Stafi po bën atë që duhet të bënte. Ekipi

ka qenë në një klas të lartë. Unë pres fitoren, por nuk ta them rezultatin. Nuk ta parashikoj rezultatin se do më thonë u bëre si Mziu me rezultatin në kokë. Ndeshja do të jetë shumë e bukur. Një traditë e futbollit shqiptar, kjo është historia. Luajnë dy skuadra shumë të rëndësishm­e të futbollit shqiptar,

me traditë dhe me histori", u shpreh administra­tori.

GJOKA - Sinan Idrizi foli edhe për Gjokën. Idrizi tha se ish-trajneri është i mirëpritur në Vlorë, por me të do të takohen në gjykatë. "Çfarë problemesh kemi ne me Gjokën është gjë tjetër. Ai është trajner i një ekipi të një qyteti model. Vllaznia është një qytet që i ka

dhënë emrin futbollit shqiptar. Duam apo nuk duam ne, Gjoka është trajner i Vllaznisë. Është i mirëseardh­ur dhe i respektuar në Vlorë. Na ka dhënë një Kupë, por ne do të përballemi ligjërisht me të dhe me të tjerët. Por kjo nuk ndikon fare. Unë pres një ndeshje model si u ka hije dy qyteteve", ka mbyllur Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania