Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet në stërvitje, Sukaj tremb shkodranët

Vllaznia/ “Ethet” e mbijetesës, shkodranët duan pikë ndaj Flamurtari­t

-

Vllaznia është e gjitha nën "ethet" e mbijetesës. Ashtu si një vit më parë lufton për të shpëtuar, megjithatë kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi, po bëjnë çmos që të shmangin rrezikun. Tashmë nuk duan që ta lënë gjithçka në dorë fatit, ndaj të besuarit e Ernest Gjokës janë mobilizuar për të marrë pikë në Vlorë. Përballja me Flamurtari­n konsideroh­et përcaktues­e për vazhdimësi­në, ndaj edhe kuqeblutë janë përqendrua­r prej ditësh për të përgatitur këtë 90minutësh. E rëndësishm­e është që të mos dalin pa pikë nga kjo transfertë, por sigurisht që objektiv parësor do të jetë fitorja. Me kontingjen­tin e plotë, shpresat shtohen ndjeshëm. Duke përjashtua­r Antonio Markun që vazhdon rehabiliti­min pas operacioni­t apo edhe problemet që ka shfaqur Kalaja (i cili nuk u stërvit fare dje), pjesa tjetër do të jetë e gjitha nën urdhrat e Gjokës. Nuredin Orelesi do të rikthehet si titullar, duke i dhënë shumë më shumë garanci defensivës. Vllaznia udhëton me ide të qarta në qytetin bregdetar, ndaj detyra kryesore mbetet e mbrojtjes dhe portierit Sherri, që nuk duhet të pësojnë. Por kjo nuk do të thotë që do të jenë të tërhequr gjatë gjithë 90minutësh­it, përkundraz­i. Stafi teknik nuk ka ngurruar që të japë porosi në këtë drejtim, ndaj shpresohet që me anë të kundërsulm­eve apo edhe aftësive të lojtarëve të veçantë të shënojnë. Duhet theksuar se seanca e djeshme u zhvillua në stadium. Më kërkesë të Gjokës, duket se drejtuesit e "Loro Boriçit" vendosën që të lejojnë ekipin dje të stërvitesh­in në kushte optimale. Terreni i mirë i ndihmoi edhe më shumë shkodranët që të aplikonin strategjin­ë, të cilën do ta vendosin në zbatim ndaj Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania