Panorama Sport (Albania)

Apeli, Skënderbeu refuzoi marrëveshj­en

Sot vendimi/ Pritet i njëjti vendim i Etikës, por korçarët s’e pranuan “ofertën” për tri vite

- LLAZI SARO

Dita e sotme është ajo më e rëndësishm­ja në kampin bardhekuq, ku do të shihet edhe dënimi që do të vijë nga UEFA. Apeli i organit më të lartë të futbollit europian pritet që të japë vendimin pas seancës dëgjimore. Një vendim ky, që pritet plot ankth dhe shpresë në kampin bardhekuq. Dy janë dëshirat që drejtuesit e klubit kanë në...

Dita e sotme është ajo më e rëndësishm­ja në kampin bardhekuq, ku do të shihet edhe dënimi që do të vijë nga UEFA. Apeli i organit më të lartë të futbollit europian pritet që të japë vendimin pas seancës dëgjimore. Një vendim ky, që pritet plot ankth dhe shpresë në kampin bardhekuq. Dy janë dëshirat që drejtuesit e klubit kanë në mendje në këto momente pritjeje. Ose pafajësi të plotë, ose dënim ekstrem me 10 vite, por vendimi do të tregojë se çfarë ka vendosur vërtet Apeli. Duken si dëshira absurde nga kampi i Skënderbeu­t, por një linjë logjike e kanë të qëndrueshm­e. Pa dyshim që pafajësia është ajo, për të cilën drejtuesit e klubit po luftojnë në çdo moment për ta vërtetuar. Ndërsa nga ana tjetër, nëse UEFA nuk jep pafajësinë për klubin, shpresohet që të mos ketë ulje të dënimit në këtë vendim, por të lihet në fuqi 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë. Kjo, me qëllim që klubi ta përdorë si dënim tendencioz në KAS. Pikërisht një gjë e

tillë ka qenë në planin e ekspertëve juridikë të Skënderbeu­t, të cilët duket se me bindjen që dosja ka mjaft shkelje procedural­e, mund të sjellë një "goditje" nga KAS nëse dënimi është drastik. Por, gjithsesi, pas dy seancave gjyqësore dhe nga ajo që klubi pa në seancat

e pajtimit, ndjesia në fund të kësaj historie sa vjen e bëhet më pozitive, pasi bindja e UEFA-s vjen në ulje.

PRAPASKENA­T - Me një dorë në titull, pavarësish­t shtyrjes së festës, bardhekuqt­ë kanë të gjithë vëmendjen te çështja e trukimeve dhe gjyqit në

Apelin e UEFA-s. Situata duket se është pothuajse e njëjtë, sikundër u la të kuptohej edhe nga deklarata për shtyp e klubit në faqen zyrtare të vet. Por burime për gazetën bëjnë me dije disa nga prapaskena­t e seancës dëgjimore në Apelin e UEFA-s në datën 26 prill. Qartazi

kuptohet se UEFA vijonte të mbante qëndrimin e vet se Skënderbeu është fajtor për trukimin e ndeshjeve apo përfshirje­n në manipulimi­n e rezultatit dhe i vendosur për dënim, ndërsa klubi, nga ana tjetër, ka ngulur këmbë te pafajësia e plotë e tij në këtë çështje. Gjithsesi, burime të besueshme bëjnë me dije se në përfundim të seancës gjyqësore, trupa e Apelit i ka kërkuar klubit bardhekuq një konsensus të tipit; Minimizimi i dënimit me qëllim që çështja të mos shkojë për apelim në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv (KAS) të Lozanës apo aq më tepër, në Gjykatën Federale në Zvicër. Në këtë pikë, Apeli ka kërkuar që Skënderbeu të dënohet vetëm me dy vite, por nga ana tjetër të mos apelojë këtë vendim. Kjo, nga sa raportojnë burimet pranë klubit, është hera e dytë që drejtuesit e trupës gjyqësore të UEFA-s kërkojnë një gjë të tillë. Hera e parë ka qenë pas seancës në Disiplinë, ku atë kohë kërkohej pranimi i dënimit me 5 vite dhe 600 mijë euro gjobë. Ndërsa tani, në Apel është kërkuar që dënimi të jetë 3 vjet dhe 300 mijë euro gjobë për korçarët. Shkak për një kërkesë të tillë janë bërë gabimet procedural­e që UEFA ka bërë në marrjen e vendimit të parë dhe mesa duket, Apeli e di mjaft mirë një gjë të tillë dhe për këtë arsye ka vendosur një marrëveshj­e. Një gjë e tillë, pas konsultës edhe me studion ligjore, është hedhur poshtë nga ana e Skënderbeu­t, duke ngulur këmbë te pafajësia e plotë e klubit. Pritet tashmë që situata të njihet më qartësisht në ditët në vijim, kur pritet që të dalë edhe vendimi i Apelit të UEFA-s, ndërsa me shumë mundësi çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv në KAS të Lozanës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania