Panorama Sport (Albania)

Nga Tirana në Vlorë, sprint për të shpëtuar sezonin

Kamza-Luftëtari i besohet Jorgjit, Laçi rigjen Sokolin

- JORGIS MEMO

Partizani- Teuta, Ka mza- Luftëtari dhe Flamurtari- V llaznia, por pa lënë mënjanë edhe Laçi- Skënderbeu. Në letër është java ku Kukësi i vendit të dytë ka shansin të përfitojë më shumë, duke siguruar në njëfarë mënyrë këtë pozicion, teksa pret Lushnjën në "Zeqir Ymeri". Mirëpo, ndeshje "zjarri" luhen në "Selman Stërmasi", Kamzë dhe Vlorë. Partizani ka ndoshta shansin e fundit për të qëndruar në një hap me rivalin direkt për vendin e tretë, Luftëtarin, përpara se të luajë "finalen" në Gjirokastë­r. Nga ana tjetër, durrsakët luajnë gjithçka për gjithçka, edhe pse në letër një pikë ndaj të kuqve në transfertë nuk mund të snobohet kurrsesi. Fillimisht, skuadrat do të mësojnë rezultatin e KamzaLuftë­tari, që luhet në orën 16:00. Për skuadrën e Julian Ahmatajt është momenti për hapin e madh, për më tepër që vetëm katër ditë më pas luan në Shkodër ndaj një rivali direkt. Ndërsa gjirokastr­itët kanë luksin për të dalë të kënaqur qoftë edhe me një pikë nga ky takim, edhe pse në rast fitoreje bëhen thuajse të pakapshëm për rivalët që duan t'u rrëmbejnë vendin e tretë. Ekipi i Hasan Likës luan për herë të parë pa Kristal Abazaj dhe mbetet për t'u parë reagimi në fushën e Kamzë, aty ku në fakt gjirokastr­itët kanë fituar në fazën e dytë. Edhe në Vlorë luhet një takim shumë delikat, për të dyja skuadrat. Duket sikur një barazim mund t'i kënaq, por shpresat

e Flamurtari­t për një vend në Europë ende nuk janë shuar, pavarësish­t se sinjalet që vijnë nga FSHF për licencimin janë negative. Borxhet mund të bëjnë që edhe në rast kualifikim­i në Europë, UEFA të mos e licencoj klubin vlonjat.

Ndërkohë, në Laç vendësit do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas afro dy muajsh, me Skënderbeu­n që tashmë i duhen katër pikë për të siguruar matematiki­sht titullin. GJYQTARËT

FSHF është munduar të

bëjë një shpërndarj­e duke u nisur nga rëndësia e takimeve. "Panorama Sport" mëson se në Partizani-Teuta do të gjykojë Juxhin Xhaja, ndërsa në Kamza-Luftëtari i është besuar arbitrit të FIFA-s, Enea Jorgji. Në Laç rikthehet

i "famshmi" i arbitrimev­e në këtë fushë, Olsi Sokoli. Nga ana tjetër, gjasat janë që Flamurtari-Vllaznia të gjykohet nga një ish-arbitër i FIFA-s, Andi Koçi. Vetëm për këtë sfidë ka pasur dilema deri në mbrëmjen e djeshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania