Panorama Sport (Albania)

Begeja: Ndaj Partizanit na bën punë vetëm fitorja, do mbijetojmë

Teuta/ Trajneri beson te rikuperimi i dy pikëve të lëna me Kamzën

-

Teuta kërkon të kthehet te fitorja në ndeshjen me Partizanin pas hapit fals në shtëpi kundër Kamzës. Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t'u zhvilluar, bregdetarë­t rrezikojnë shumë qëndrimin në Superiore dhe në ndeshjet e mbetura kërkojnë të marrim më të mirën. Në "Selman Stërmasi" i pret një kundërshta­r tepër i fortë, por "djemtë e detit", kërkojnë të shfrytëzoj­në faktin që ndeshja luhet pa tifozë. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", trajneri Gentian Begeja deklaroi se hapi fals me Kamzën është hedhur pas krahëve dhe të gjithë janë të fokusuar për të marrë më të mirën nga sfida me Partizanin.

Begeja, luani ndaj një kundërshta­ri të fortë dhe për më tepër vini pas një momenti të vështirë, me çfarë objektivi shkoni në Tiranë?

Me Kamzën lamë dy pikë që do t'i kërkojmë t'i marrim nga takimet e mbetura. Ndeshja me Partizanin është e një rëndësie të madhe sepse nuk kanë mbetur dhe shumë pikë në lojë. Skuadra është përgatitur mirë, është e qetë dhe nuk ka presion. E dimë që luajmë ndaj një ekipi të fortë, që synon Europën, por edhe ne na duhet fitorja për t'u ngjitur në klasifikim.

Duke parë forcën e kundërshta­rit dhe objektivin që ka, a do të kënaqeshit me barazimin?

Ne e kemi përgatitur

ndeshjen për ta fituar. Në pozitat që jemi, vetëm trepikëshi na bën punë. Gjithsesi, futbolli i pranon të tria rezultatet, e rëndësishm­e është që skuadra të shprehet mirë dhe të zbatojë ato detyra që i kam dhënë gjatë kësaj jave në stërvitje.

Partizani ka disa lojtarë të rrezikshëm në sulm, çfarë i keni thënë skuadrës? Cili nga ata duhet pasur më tepër kujdes?

Partizani ka një skuadër shumë të mirë me elementë cilësorë. Ka disa lojtarë që duhen pasur në konsiderat­ë si Progni, Batha apo edhe Asani, ndaj duhet të japim

maksimumin në fushë. Vëmendja nuk duhet të jetë vetëm te një lojtar i veçantë, por te i gjithë grupi, pasi ashtu si ne edhe Partizani nuk ka një golashënue­s, golat janë të shpërndarë në të gjitha repartet.

Sa vendos kjo ndeshje për objektivin mbijetesë të Teutës?

Në këtë moment çdo ndeshje është si një finale për ne, pasi vetë pozita ku jemi nuk na lejon që të gabojmë më. Besoj se është shumë e rëndësishm­e, por jo gjithçka varet nga këtu. Pra, ka shumë elementë që ndikojnë, mbi të gjitha varet edhe si do të dalin kundërshta­rët tanë direkt. Gjithsesi, ne duhet të bëjmë punën tonë.

Kundër Partizanit Teuta ka kaluar dy herë në avantazh këtë sezon dhe nuk e ka fituar, por jo vetëm ndaj të kuqve. Pse nuk e administro­ni dot lojën?

Ky është një problem që skuadra e ka pasur që në fillim të sezonit. Në stërvitje kemi punuar për ta eliminuar këtë problem dhe në javët e fundit kemi treguar stabilitet përveç dy ndeshjeve me Flamurtari­n dhe Kamzën. Në këtë moment lojtarët duhet të jenë më të ndërgjegjs­hëm, pasi e dinë se rrezikojmë shumë.

A ka ndonjë moment që mendoni se ndoshta nuk do t'ia dilni të siguroni mbijetesën?

Absolutish­t jo. Kur pranova të merrja rolin e trajnerit e dija se ishte e vështirë, por kisha besim te lojtarët dhe vazhdoj të besoj akoma. Sigurisht që rivaliteti është shumë i madh, por unë besoj te lojtarët e mi dhe shoh optimizëm tek ata. Pra, kjo më mbush me besim se ne do të qëndrojmë në Kategorinë Superiore. D.Xhepollari

 ??  ?? Te lokali i "Thakajve", me miqtë e tij
B. Muhedini e vëllezërit Tafalla
Te lokali i "Thakajve", me miqtë e tij B. Muhedini e vëllezërit Tafalla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania