Panorama Sport (Albania)

Shthurje totale, Partizani dhe Skënderbeu për... turp

Teuta përmbys të kuqtë në kryeqytet dhe ndez luftën për mbijetesë

- ILIR CARA

Të thuash që ky Par tizan nuk njeh turp, nuk është ndonjë gjë e re, pasi e tillë ka qenë ecuria plot luhatje në këtë sezon. Partizani regjistroi një tjetër turp sezonal në Ditën e Dëshmorve. Të kuqtë në aspektin personal dje shpenzuan kot faturën e dritave të stadiumit "Selman Stërmasi", duke qenë një ndeshje pa tifozë, por u desh pikërisht kjo sfidë që Teuta të mbushej me oksigjen mbijetese. Nëse në dy fazat e para Partizani do të përmbyste golin e Tutës dhe fitonte, dje ka ndodhur e kundërta, pasi durrsakët e bënë të pavlefshëm golin e shënuar nga Batha, pasi fituan 3-1. Një leksion falas i "djemve të detit", që përpos 20 minutave të para, e dominuan kundërshta­rin dhe morën një trepikësh jetik, duke përfituar edhe nga barazimet e dy rivaleve direkte, Vllaznia dhe Kamza. Me këtë humbje Europa e Partizanit mund të shikohet vetëm me dylbi, nëse luhet me verdikte të pandryshua­ra (referuar një dënimi të mundshëm të Skënderbeu­t). Me këtë humbje të kuqtë kanë zbritur në vendin e pestë me të njëjtën kuotë pikësh me Laçin, që është i katërti dhe tani janë 5 pikë larg Luftëtarit të vendit të tretë. Ndërsa Teuta është barazuar në kuotën e 37 pikëve me Vllazninë që mban vendin e nëntë dhe janë dy pikë pas Kamzës. Partizani ka katër javë që ka humbur busullën, ndërsa skuadra e Begejës bëri autokritik­ën e dy pikëve të lëna në shtëpi ndaj Kamzës.

PJESA E PARË- Takimi nisi i dyluftuar nga të dyja ekipet, të cilat u munduan që në start t'i merrnin mesfushën njëra-tjetrës. Të kuqtë ishin më kërkues dhe pas disa inkursione­ve arrijnë që të fitojnë një penallti në minutën e 15-të, që më pas konkretizo­het në gol nga kapiteni Batha. Me këtë gol u mendua se Partizani po shkonte në rrugën e duhur drejt fitores. Të kuqve nuk u munguan rastet për dyfishim, por edhe në këtë takim doli sërish në pah individual­iteti i disa lojtarëve, të cilët me këto veprime po marrin në qafë ekipin. Në minutën e 25-të Teuta e dha sinjalin se nuk pajtohej me humbjen, por Belica tregohet shpëtimtar. Me kalimin e minutave loja e Partizanit humbet logjikën dhe dëshira sa vjen e zbehet. Në minutën e 41- të, ish- mbrojtësi Esin Hakaj manovron bukur në të

majtë duke fituar duelin me Bathën dhe Ibrahimin dhe pasi merr krahun, shërben për Çyrbjen, që me qetësi finalizon dhe barazon shifrat në 1-1.

PJESA E DYTË- Takimi rifillon me Teutën në sulm, ku që në minutën e dytë pretendon

për një penallti të padhënë. Durrsakët janë më të qartë në lojë dhe duken më të freskët se kundërshta­ri, që më shumë shëtit fanellën në fushë, si dhe bën gabime të shumta. Në minutën e 52-të Alhasan i dëmtuar ia lë vendin Fabian Beqjes. Në të 62-ën Telushi ia

lë vendin Malës, por menjëherë vjen goli i dytë i Teutës me një gjuajtje të bukur të Hrkaç. Dalipi largon nga fusha sulmuesin e vetëm të deklaruar, Abdurrahim­i, dhe në fushë hyn Kotobelli, që pozicionoh­et si mbrojtës i majtë dhe Trashi avancon përpara. Më pas vjen ndërrimi i detyruar, ku Ibrahimi i dëmtuar ia lë vendin Sulejmanit. Me këtë ndryshim Trashi kthehet si mbrojtës i djathtë. Të kuqtë janë në një ditë "të zezë" në çdo sektor, përjashtim bëri vetëm portieri Hoxha që bëri disa pritje shpëtimtar­e. Për shkak të çorientimi­t total në mbrojtje vjen edhe goli i tretë i shënuar nga Hila në minutën e 74-t. Më pas nuk ka më histori në fushë dhe Teuta ishte e bindur se trepikëshi ishte i saj, ndërsa të besuarit e trajnerit Dalipi vulosën turpin e radhës në këtë sezon, që nuk di të mbarojë.

 ??  ?? Durrësakët duke festuar dje në “Selman Stërmasi”
Durrësakët duke festuar dje në “Selman Stërmasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania