Panorama Sport (Albania)

Kukësi fiton me polemika, Guri drejt Belgjikës

Guri vijon zakonin, Balde bën heroin pas vetëm një minute aktivizim. -8 nga korçarët

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka bërë detyrën, duke fitu ar ndaj Lushnjës. Takimi i zhvilluar në "Zeqir Ymeri" pa tifozë ka përfunduar me rezultatin 2-1. Guri dhe Balde ishin autorët e golave për vendësit, ndërsa për Lushnjën shënoi Pepa nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i parë me Kukësin për ish- sulmuesin e Sëlltikut, i cili ishte shterpë prej mëse tre vitesh. Mbas një minute lojë, Balde u bë heroi i verilindor­ëve. Një fitore e vuajtur për kampionët në fuqi, por me vlerë për Europën, edhe pse sfida nis me gabimin e arbitrit në dëm të lushnjarëv­e. Me këtë fitore, Kukësi u ngjit në kuotën e 61 pikëve, - 8 nga Skënderbeu kryesues.

PJESA E PARË

Ndeshja nis me polemika, ku në të minutën e dytë Fatjon Sefa ndëshkohet me karton të verdhë për simulim, pas një dyluftimi me portierin Frashëri, ku duhej akorduar 11- metërsh për verdhëjesh­ilët. Në të 22- ën ka një zëvendësim të detyruar te Lushnja, pasi largohet Prençi i dëmtuar dhe vendin e tij e zë Agim Meto. Qendërmbro­jtësi Prençi është dërguar në spitalin e Kukësit pas përplasjes me Ethemin. Mbas disa sulmeve të Kukësit, verilindor­ët shpërblehe­n dhe është Sindrit Guri, i cili shënon golin e 17-të personal këtë sezon në minutën e 33-të të takimit. Një gabim i Koreshit i jep mundësi Gurit që të dalë i vetëm përballë Spahos, e në mënyrë mjeshtëror­e realizon golin në formë parabole. Ka festë në radhët e kuksianëve. Ekipi i Gjylës nuk e pranon dot humbjen dhe del në sulm për të kërkuar barazimin. Avantazhi nuk zgjat më shumë se pesë minuta, e në të 38-ën Hoxha i ndërhyn në zonë Pepës duke i shkaktuar 11-metërsh. Ekzekutimi­n e merr përsipër pikërisht Brunild Pepa, i cili e hedh nga krahu i kundërt portierin Frashëri dhe barazon shifrat.

PJESA E DYTË Trajneri Peter Pakult, përveç kritikave në dhomat e zhveshjes, ka larguar Ethemin në të 57- ën e në vend të tij hodhi në fushë sulmuesin Amido Balde, i cili mungonte që prej një muaji. Zëvendësim­i i jep të drejtë, pasi vetëm një minutë më vonë është Balde që shënon golin e avantazhit. Filip Zderiç harkon një kros të bukur nga e djathta duke gjetur ish-sulmuesin e Sëlltikut, i cili tregohet i saktë pasi gjuan me kokë dhe

mposht Spahon. Në të 78-ën, Brunild Pepa i jep një bërryl kroatit Zderiç e kryesori nuk e fal dhe i tregon të kuqin. Ka protesta nga kampi lushnjar. Kukësi kërkon të shënojë golin e tretë, por Spaho ia mohon rastin e shënimit Gurit.

 ??  ??
 ??  ?? Balde duke festuar golin e fitores ndaj Lushnjes, 2-1
Balde duke festuar golin e fitores ndaj Lushnjes, 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania