Panorama Sport (Albania)

Milani shfryn para kupës, Juvja leksion Bolonjës

Kuqezinjte shetisin ne San Siro denon Veronen me Serine B

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

witorja ndaj x eronës nuk ishte aq e sigurt, por me arritjen e djeshme Milani arrin vendin e gjashtë për një natë dhe paraqitet në finalen e Kupës me optimizëm. Rino kishte kërkuar fitore, së bashku me të cilën erdhi edhe një paraqitje dinjitoze, pavarësish­t vlerës së kundërshta­rit që dje zyrtarizoi rënien një kategori më poshtë. Gatuzo merr lajmë të mira në 360 gradë me Romanjolin që lë pas dëmtimin, Kutronen që rigjen golin dhe {alhangolun­ë që konfirmon momentin pozitiv që po kalon. Misioni kuqezi u "lehtësua" nga zgjedhjet e detyruara të Pekias që në "San Siro" prezantoi një skuadër ku shumica kanë qenë rezerva gjatë sezonit.

NDESHJA- Kuqezinjtë e nisin mirë dhe gjejnë golin në minutën e 11- të. Suso shpërthen në krah dhe kroson tokazi në qendër ku përfiton {alhanoglu që shënjestro­n me forcë portën. Goditja e turkut i drejtohet rrjetës, duke zhvlerësua­r ndërhyrjen e |ërto që nuk arrin ta ndalë. "Djalli" tenton të thellojë rezultatin dhe dyfishimit të shifrave i afrohet rishtazi numri 10 kuqezi, i cili një herë gabon shënjestër dhe një tjetër ndalet nga portieri mik. Monologu kuqezi vijon me ritëm të kënaqshëm dhe në minutën e 32-të është radha e Kutrones. Sulmuesi më në fund kthehet te goli pas gjashtë javësh pa shënuar. Pjesa e parë mbyllet nën ritmin e djemve të Gatuzos, të cilët nuk arrijnë të trefishojn­ë shifrat.

ABATE LEE - Me xeronën tashmë të dorëzuar ndaj fatit të saj, pjesa e dytë ofron të tjera spunto me nuanca kuqezi. Një nga ato, pa dyshim, është rikthimi te goli i Injacio Abates. Mbrojtësi pas një sprinti në krah, shërbehet nga Suso në zonë, ku mund Silvestren me një të djathtë sa të saktë, aq edhe estetike. Pak minuta më pas, spanjolli lë fushën për të mos rrezikuar më tej, pasi në pjesën e parë kishte marrë një goditje në kofshë nga wares. Me fitoren e siguruar, Gatuzo fillon ndërrimet me "pamje" nga Roma. Muzakio dhe Borini, marrin vendet e Susos dhe Romanjolit. xerona reagon me të sapofuturi­n Li, i cili shënon pas një pasimi të pavullnets­hëm të Kesit. Në fund ka kohë edhe për Borinin që pasi zëvendëson Kutronen, gjen kohën edhe të shënojë. Pas tri minutash shtesë, "Djalli" siguron vendin e gjashtë për një natë, ndërsa xerona e rigjen veten në Serinë B.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania