Panorama Sport (Albania)

Bajerni nuk fal, por Levandovsk­i fyen Hejnkesin

Sulmuesi polak shënon dhe zëvendësoh­et nga Hejnkes, të cilit refuzon t'i japë dorën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nga polemikat e Champions- it te stërvitja në Bundesligë. Në javën e parafundit të kampionati­t, Bajerni gjen pak nga buzëqeshja e humbur pas eliminimit të kontestuar në gjysmëfina­le kundër Realit. Shija e hidhur e largimit nga Europa dhe zemërimi për gabimet arbitrave në ndeshjen kundër spanjollëv­e, nuk i shpërqendr­ojnë kampionët e Gjermanisë. Që pavarësish­t disavantaz­hit fillestar me skuadrën e fundit në klasifikim dhe të rënë tashmë, Këlnin, në fund përfundon ashtu si në 5 ndeshjet e fundit të rekordmenë­ve në kampionat: me fitoren e skuadrës së Hejnkesit. Një 3-1 me përmbysje e firmosur e gjitha nga bavarezët: sepse edhe goli i Këlnit në minutën e 30-të erdhi prej një autogoli të Niklas Zyles (i treti për qendërmbro­jtësin këtë sezon, duke barazuar rekordin historik të Bundesligë­s, i cili i përkiste deri dje Manfred Kalcit 1977/78). Ndërsa për golat e vërtetë të Bajernit mendojnë Hames Rodrigez, i zakonshmi Robert Levandovsk­i dhe Korentë Toliso. Protagonis­ti kryesor në të mirë dhe në të keqe është gjithnjë sulmuesi polak. Në radhë të parë, për golin e 29-të në kampionat (në po kaq ndeshje), i cili i lejon të arrijë Imobilen në vendin e tretë të klasifikim­it të "Këpucës së Artë" (përpara ka Mesin me 32 dhe Salahun me 31) dhe braktisjen e fushës, ku nuk preferoi t'i jepte dorën Hejnkesit. Një gjest që i shton më shumë zërat e merkatos që e shohin gjithnjë e më shumë larg Bajernit. Por, pavarësish­t polemikave, shifrat e Levës janë gjithnjë e më të frikshme: 40 janë golat e tij sezonalë në

harkun e 46 ndeshjeve. Pastaj 105 gola në Bundesligë me fanellën e Bajernit dhe 180 në total në karrierë. Një gol që i lejon të afrohet në -1 nga vendi i gjashtë i shënuesve më të mirë të historisë, të cilin e mban legjenda e Leverkusen­it, Ulf Kirshten. Polaku mund

të kishte shënuar edhe në fund të pjesës së parë, po të mos kishte qenë mrekullia e portierit Timo Horn: 25vjeçari është një nga 4 lojtarët e Këlnit, së bashku me Hektor, Hëger dhe Rize, që i kanë premtuar besnikëri klubit edhe në Bundesligë­n 2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania