Panorama Sport (Albania)

ArbitriArb­itri nënë spital,spital, Idrizi:Idrizi: BijBij k...,k..., kohakoha tëtë marrim armët

Sherr Sherr për për një një pikë pikë në në Flamurtari-Vllaznia, Flamurtari-Vllaznia, presidenti presidenti vlonjat: vlonjat: Gjyqtari, Gjyqtari, një një bastard bastard i i FSHF-së FSHF-së na na shau shau me libër libër shtëpie. shtëpie. E E denoncova d

- ERMAL SIKA

Anësori Anësori Tartari Tartari me tri të qepura në në vetull: vetull: Dhunën Dhunën e nxiti Sinani

Flet Flet edhe edhe kryesori kryesori Sino: Më goditi drejtori drejtori i i klubit klubit

Flamurtari dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë dje në Vlorë, në një sfidë, e cila në përfundim ka prodhuar përplasje fizike mes lojtarëve, tifozëve, arbitrave dhe drejtuesve të klubit. Ndërkohë që trajneri vendës, Ardi Behari ndjek fundin e takimit nga tribuna për shkak të protestave ndaj gjyqtarit kryesor. Një penallti inekzisten­te në dëm të vlonjatëve ka acaruar situatën dhe kaq ka mjaftuar që tensioni të nisë nga shkallët e stadiumit dhe më pas të zbresë deri në fushë. Gjithsesi pas këtij barazimi me vlera në transfertë, Vllaznia është jashtë zonës së ftohtë me një pikë më shumë se Teuta, ndërsa Flamurtari vazhdon të mos rrezikojë.

PJESA E PARË

Me synimin për të mos pësuar, Flamurtari dhe Vllaznia tregohen të kujdesshme në minutat e para të takimit. Shkodranët kontrolloj­në mesfushën dhe punojnë me pasime të sakta, por mungesa e Sukajt në sulm bën që aksionet e tyre të mos kenë rrezikshmë­rinë e duhur. Ribaj duket shumë pak dhe mbulohet mirë nga Veliu që është në një ditë të mirë. Vlonjatët me kalimin e minutave fitojnë terren dhe Useini do të ketë një mundësi për të rrezikuar në minutën e 7-të, por gjuajtja e tij nga brenda zone largohet nga mbrojtësit miq. Kundërpërg­jigjen shkodranët me Gilman Likën, por krosimi i tij neutralizo­het nga dalja e portieri Nurkoviç. Aksionet janë të shpejta dhe shkojnë sa nga njëra anë e portës në tjetrën, por ai që mungon është goli. Ai që mund të konsideroh­et edhe si rasti më i rrezikshëm i kësaj pjese është në minutën e 20- të. Musta rikuperon një top në mesfushë dhe shërben saktë për Muarem që ul bukur me gjoks dhe përballë portieri Sherri gjuan tokaz një top që devijohet nga ky i fundit dhe përfundon jashtë. Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i takimit gjen Vllazninë në sulm dhe Çinari provokon me një goditje të fortë, por portieri vendës edhe njëherë tjetër është në pozicion dhe arrin të presë. Në minutën e 53-të, Kamara i sapofutur në lojë gjuan me kokë pas një krosimi në zonë, por traversa i mohon golin. Pas këtij momenti, shkodranët do të kenë

shansin e artë për të kaluar në avantazh. Çinari arrin të kontrolloj­ë një top në hyrje të zonës dhe futet brenda saj, ku në një kontakt të lehtë me Sidiben rrëzohet. Për kryesorin Sino nuk ka dyshime dhe jep penallti. Vucaj nga pika e bardhë gjuan, por Nurkoviç

bën mrekullinë dhe arrin të presë në dy kohë. Ritmi i lojës bie dukshëm për t'u rikthyer në 10 minutat e fundit, ku emocionet janë të mëdha. Në të 85- tën Pollozhani nuk mbyll siç duhet dhe Ribaj përballë Nurkoviç gjuan saktë një top që portierit i kalon

nëpër duar. Gëzojnë shkodranët, ndërsa vendësit vazhdojnë protestat. Flamurtari nuk dorëzohet, por edhe fati nuk duket me vlonjatët. Xhufo bën një kthesë të bukur nga distanca, por traversa sërish i mohon golin. Gjithsesi, vendësit këmbënguli­n

dhe Kamara në minutat shtesë me një goditje rrafsh me tokën në kufijtë e zonës shkodrane i harruar nga të gjithë, gjuan fort, duke mos i dhënë mundësi portierit Sherri që të reagojë dhe të shmangë humbjen e skuadrës së tij në një ndeshje të luftuar.

 ??  ?? Anësori Ilir Tartari në spitalin e Vlorës pasi është çarë në vetull
Anësori Ilir Tartari në spitalin e Vlorës pasi është çarë në vetull
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania