Panorama Sport (Albania)

Flamurtari kampione e Shqipërisë

Bardheblut­ë kryeqytete­tase nuk arritën të menaxhonin rezultatin e periodës së parë

- KASTRIOT BRAHIMAJ

Ashtu siç ishte parashikua­r në kampin vlonjat, se finalja e tretë do të shkonte për vajzat e Vlorës, ashtu edhe ndodhi në ndeshjen e luajtur dje në pallatin e sportit "Flamurtari" të Vlorës. Ndonëse nuk e kanë pasur të lehtë, Flamurtari tashmë zyrtarisht është shpallur kampion i Shqipërisë në basketboll­in e femrave, duke e mundur ekipin e Tiranës në të tria finalet me rezultatin e përgjithsh­ëm 198167 (65-48, 58-54, 76-65). Kuqezinjtë e Vlorës janë ekipi absolut që nga viti 2005. Trajneri Viron Toska ka seleksionu­ar trofeun e tij personal të 12-të, ndërsa vajzat e Flamurtari­t trofeun e tyre të 22-të në histori. Vajzat e drejtuara nga trajneri Viron Toska e mposhtën Tiranën, duke dhuruar spektaklin e një atmosfere mjaft të këndshme dhe të tifozërisë që e mbështeti. Ndonëse nuk e patën të lehtë, pasi ishte një lojë e luftuar dhe me mjaft grintë nga të dyja ekipet, përfundimi ka buzëqeshur te vendëset.

PERIODA E PARË - Ka nisur me Tiranën që sulmon menjëherë dhe shënon dy pikët e para me anë të Milovanovi­c. Vlonjatet kanë rivalizuar me Mijatoviç dhe Nikpaljevi­ç. Një periodë mjaft e luftuar që përfundon me fitimin e vajzave bardheblu 20-17.

PERIODA E DYTË - Nis me një pamje tjetër, ku Flamurtari kontrollon gjithçka. Joziç dhe Mijatoviç bëhen protagonis­të të kësaj fitoreje në këtë periodë 23-16. Fitorja e vlonjateve u arrit pas disa barazimeve, duke bërë që ekipi i Flamurtari­t të shkonte në pushimin e pjesëve me fitore të 4 pikëve diferencë, 40-36.

PERIODA E TRETË - Përsëritet e njëjta histori me vlonjatet kërkuese dhe të organizuar­a, ku dallohen Okoje e Nikpaljevi­ç dhe mikeshat që mundohen me Eliverta Bujarin e Milanoviç. Por, fundi përsëri u takon vajzave që drejtohen nga Toska, 22-15.

PERIODA E KATËRT - 11-pikëshi i diferencës në tri periodat e para, menaxhohet deri në fund nga Flamurtari. E mbyllin periodën e fundit 14-14. Ndërsa në përfundim të 40- minutëshit, është regjistrua­r rezultati 76- 65, për Flamurtari­n që do të thotë trofeu i 22-të për ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania