Panorama Sport (Albania)

Shpërdoron Kamza, Luftëtari: Na kërcënuan

Pika kënaq bluzinjtë, "blindojnë" vendin e tretë për Europën

- ABDULLA DUSHKU

Një portier grek bën heroin në KamzaLuftë­tari. Është 36 vjeç dhe është futur në histori si futbollist­i i parë grek që luan në kampionati­n shqiptar. Bëhet fjalë për Kristos Athanasopu­los, që dje priti një penallti dhe mbajti në lojë Luftëtarin, për të dalë me një pikë të çmuar nga Kamza. Skuadra e Julian Ahmatajt...

Një portier grek bën heroin në KamzaLuftë­tari. Është 36 vjeç dhe është futur në histori si futbollist­i i parë grek që luan në kampionati­n shqiptar. Bëhet fjalë për Kristos Athanasopu­los, që dje priti një penallti dhe mbajti në lojë Luftëtarin, për të dalë me një pikë të çmuar nga Kamza. Skuadra e Julian Ahmatajt shpërdoroi një shans të artë për të qëndruar e qetë në luftën për mbijetesë, për më tepër në prag të "finales" me Vllazninë në Shkodër. Stevan Raçiç u aktivizua në pjesën e dytë, pasi fitoi një penallti, më pas goditi po vetë, por nuk arriti të mposhte portierin e Luftëtarit, që grushtoi mrekullish­t. Skuadrat vuajtën më shumë se duhet mungesat, teksa Kamza ishte pa golashënue­sin më të mirë, Sebino Plaku, ndërsa Luftëtari luajti pa Kristal Abazajn dhe braziliani­n Xhekson Ferreira. Në fund barazimi pa gola kënaqi më tepër gjirokastr­itët, të cilët përfitojnë edhe nga hapi fals i Partizanit ndjekës, duke thelluar edhe më shumë diferencën, që tashmë shkon +5. Bluzinjtë "blindojnë" në këtë mënyrë vendin e tretë dhe kanë shansin e madh që në mesjavë të sigurojnë në një farë mënyre këtë pozicion, pasi luan ndaj Partizanit ndjekës. Kamza rikthehet të shohë makthet e rënies, pasi ky barazim e lë me vetëm dy pikë më tepër se Teuta dhe Vllaznia.

PJESA E PARË

Hasan Lika kishte bërë disa ndryshime në mbrojtje, i detyruar edhe nga mungesa e Xheksonit. Në krahun e majtë konfirmohe­j Demo, ndërsa si titullar në qendër rikthehej kapiteni Beqiri. I spostuar për të bërë rolin e Abazajt ishte vendosur Lejdi Liçaj në krahun e djathtë të mesfushës. Si titullar rikthehej edhe Vasil Shkurtaj në sulmin bluzi. Ndërsa te Kamza binte në sy aktivizimi në qendër të mbrojtjes i braziliani­t Arrabal, që arriti të markonte mjaft mirë Shkurtajn. Në majën e sulmit ishte preferuar Fili, ndërsa Raçiç e niste nga stoli. Fillimi e gjeti Kamzën më kërkuese, që përmes një ish-i të Luftëtarit si Vangjel Zguro, synon të çajë gjirokastr­itët me inkursione­t nga krahu i majtë. Rroca jep sinjalin e parë në portën e Kamzës, por Avdyli bën mrekullinë, duke evituar një gol të sigurt. Pas minutës së 20-të janë vendësit që diktojnë në lojë, duke bllokuar mesfushën. Fili

ka dy raste të mira për të shënuar, por goditjet me kokë nuk janë arma e tij e preferuar. Gjirokastr­itët e kanë shumë të vështirë për të shkuar te porta e Kamzës, falë edhe një mbrojtjeje të hekurt të vendësve, që mbajnë larg zonës treshen Rroca-Bregu-

Shkurtaj, me dy të fundit krejtësish­t jashtë formës. Pavarësish­t përpjekjev­e të Kamzës për të shënuar, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. PJESA E DYTË Skuadrat e nisin me të njëjtat formacione. Duket si një "deja vu", pasi Kamza ka më shumë grintë dhe arrin të rrezikojë portën e Luftëtarit. Zguro i afrohet golit pas një goditjeje tokazi, ndërsa rastin më të mirë e humbet Fili, që pak metra larg portës godet jashtë. Lika nxjerr nga fusha Shkurtajn për të forcuar mesfushën, duke aktivizuar braziliani­n Aurelio me Rrocën, që spostohet në rolin e një sulmuesi. Është ky i fundit që pas një goditjeje dënimi për pak sa devijon topin në rrjetë. Ahmataj hedh në fushë Raçiçin dhe menjëherë serbi bëhet protagonis­t, duke fituar një penallti. Mirëpo, nga pika e bardhë nuk tregohet i saktë, por edhe për meritë të portierit Athanasopu­los, që i kupton krahun dhe grushton. Fundi është i dëshpëruar për vendësit, me Fukuin që humbet një rast të artë dhe katër minutat shtesë që nuk prodhojnë asgjë. Gjithçka mbyllet 0-0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania