Panorama Sport (Albania)

“O i trashë, për Zotin ishte penallti”, ja çfarë nuk u pa

Ankesa për gjykimin, goli i Flamurtari­t sjell festë

- ILIR CARA

Takimi PartizaniT­euta u zhvillua pa praninë e tifozëve, pasi të kuqtë janë dënuar nga Disiplina me organizimi­n e dy ndeshjeve pritëse pa praninë e spektatorë­ve. Duke u luajtur në një atmosferë "funebre", në stadium dëgjoheshi­n vetëm direktivat e dy trajnerëve, por edhe bisedat që lojtarët bënin me njëri-tjetrin apo me gjyqtarët.

- Rreth 50 persona ishin të pranishëm në stadium, madje edhe prania e mediave ishte e ulët. Presidenti i të kuqve, Gaz Demi, nuk ka qenë i pranishëm në stadium, por prezentë kanë qenë drejtorët R amaPrei ti, si dhe disa ish lojtarë. Nuk kanë munguar edhe vëzhgues nga klube t ë huaja. Ndërsa presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli­u, ka qenë prezent dhe u largua i lumtur në përfundim të takimit.

- Duke qenë një ndeshje pa tifozë, protagonis­të u bënë dy trajnerët, thirrjet e të cilëve dëgjoheshi­n edhe jashtë. Ja disa nga bisedat dhe batutat që u dëgjuan dje në këtë ndeshje pa tifozë:

4'- Trajneri Begeja ankohet te arbitri për një faull të padhënë: "O Juxhin, çfarë ke more?"

6'- Arbitri Xhaja i drejtohet Bardhit: Lëri llafet, vazhdo lojën!

12' Dalipi ankohet te gjyqtari për mosndëshki­min me karton të kundërshta­rit: Pse nuk jep karton, pse e prish lojën?

14' Hila shkakton faull pranë zonës, Begeja shpërthen ndaj tij:" O Hile, o i trashë".

22' Dalipi ankohet te stoli për Ibrahimin: "Po ky

çfarë ka që nuk e luan topin para?"

23' Përplasje mes Çyrbjes dhe Telushit, i cili bërtet dhe bie në fushë. Kapiteni i Teutës i drejtohet: "Ti më gjuan mua dhe bërtet vetë".

26' Goditje dënimi për Teutën. Dalipi i thërret Asanit. "Kërce, mos më rri si hu gardhi!"

30. Dalipi bërtet duke sinjalizua­r një pozicion jashtë loje që e akordon edhe gjyqtari. Dalipi: "Duhet të bëjmë edhe arbitrin në këtë takim".

33' Hila i ankohet Çyrbjes:

"Pse nuk më pason? Nuk më ke dhënë asnjë top deri tani".

44' Protestë te stoli i Partizanit për një faull të padhënë ndaj Asanit. Trajneri Dalipi i drejtohet gjyqtarit të katërt, Ardian Beqiri: "Po ky nuk shikon!?"

48' Një minutë më parë Teuta pretendon për një penallti. Gjatë pauzës së aksionit Çyrbja i drejtohet kështu gjyqtarit kryesor, duke ngritur duart nga qielli: "O Juxhin, për atë Zot ishte penallti".

52' Alhasan i Teutës është i shtrirë në fushë dhe

gjyqtari ndërpret lojën. Kapiteni Batha i revoltuar i drejtohet arbitrit: "Na lër të luajmë futboll se nuk ka asgjë. Është hera e katërt që shtrihet në fushë".

64' Pas golit të Teutës shpërthejn­ë të kuqtë, që ishin në stol duke goditur pankinën nga brenda.

65' Beqja i ndërhyn rëndë Ibrahimit. Belica i nervozuar u drejtohet gjyqtarëve: "Çfarë duhet më shumë për të akorduar karton të kuq?"

69' Ambulanca largohet nga stadiumi për të dërguar Ibrahimin në spital

dhe u kthye kur po luhej minuta e 87- të e ndeshjes.

83' Lojtarët e Teutës, duke qenë se po fitonin 31, pyesin nga pankina sesa është Vllaznia.

92' Trajneri Begeja pyet sesa është Vllaznia. Nga tribuna VIP vjen përgjigja: 0- 1 për Shkodrën.

- Kur lojtarët po i drejtohesh­in tunelit, trajneri i portierëve të Teutës, Xhevahir Kapllani, me telefon në vesh bërtet: "Barazoi Flamurtari". Në këtë moment shpërthen festa e durrsakëve, e cila vijoi për disa minuta edhe në dhomat e zhveshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania