Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu shthuret në Laç

Ndeshje e çuditshme e korçarëve, që dominojnë 45 minuta dhe pastaj humbasin

- GENTJAN ALINANI

Të përmbyset Skënderbeu nga 0-2 në 32? Diçka shumë e vështirë, por ja që i del përpara Laçi dhe korçarët "çarmatosen". Në një ndeshje më shumë të çuditshme sesa të bukur për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, triumfojnë vendësit që konfirmohe­n si një nga ekipet që me siguri do të luajnë në kupat e Europës, ndërsa Skënderbeu shtyn festën e titullit. Nëse mund të quhet festë pas këtij momenti të vështirë që po kalojnë korçarët pas dënimit nga UEFA për 10 vite. Laçit i duhej patjetër fitorja dhe e mori me këmbëngulj­e në fushën e lojës, duke përfituar edhe nga fakti që gjeti përballë një skuadër pa dëshirë, pa grintë, pa objektiv... Arsyet për ta shpjeguar pse i ndodh kjo Skënderbeu­t janë të shumta: diferenca e madhe e pikëve me rivalët, një ditë më parë u konfirmua dënimi nga UEFA, Mici dhe Osmani mungonin që nga fillimi dhe më vonë Shehi me Muzakën dolën nga fusha të dëmtuar, e ardhmja e lojtarëve në pikëpyetje dhe mungesa e motivimit në fund të kampionati­t, pasi kanë luajtur kaq shumë ndeshje në këtë sezon. Secila prej arsyeve mund të jetë, por ndoshta asnjëra nuk mjafton për ta shpjeguar humbjen deri-diku në limitet e të turpshmes për mënyrën se si shkoi ndeshja.

SKËNDERBEU OK- Por nëse ndeshja do të luhej vetëm 45 minuta në Laç, do të kishim një tjetër panoramë. Ali Soue me dy gola dhe një rast të humbur përpara portës së Selmanit, treguan se sfida do të ishte e lehtë për korçarët, të cilët do të kërkonin rikthimin te fitorja pas humbjes me Kukësin. Laçi nga ana tjetër mundohej nga krahët me Uzunin dhe Lushkjen për të vënë në vështirësi mbrojtjen e kuqebluve. Rexhinaldo lëshon një të majtë potente, së cilës i kundërpërg­jigjet Shehi, ndërsa ndeshja që dukej në "kasafortë" hapet nga një ish. Bruno Lulaj përfiton nga një dalje e gabuar e portierit dhe e dërgon në rrjetë.

SHTHURJA- Pjesa e dytë është një ndeshje krejt ndryshe nga ajo e para. Është Laçi që komandon dhe Skënderbeu që nuk ka forcë të reagojë. Largimi i Shehit dhe Muzakës për arsye dëmtimi bëri që skuadra të kalonte në skemën (4-2-3-1) me Lilajn dhe Ditën përpara mbrojtjes dhe Xhejmsin pas shpinës së Souesë dhe Gavazajn e Gripshin nga krahët. Thjesht e tillë ishte në letër dhe e udhëzuar nga Daja, sepse në fushë korçarët nuk kishin lidhje me atë që

kemi mësuar të shohim. Një gabim amator në zonë pas një goditjeje këndi sjell golin e barazimit nga Rexhinaldo, i cili i shpëton lehtësisht mbulimit të Radasit. Ky gol në minutën e 53- të u dha shpresë kurbinasve, që me formën e mirë të Kallakut dhe

pjesës së sulmit kërkuan përmbysjen. Nuk vonoi shumë dhe goli i tretë erdhi dhjetë minuta më vonë. Situata ishte thuajse e njëjtë me golin e dytë. Rexhinaldo në "zemër" të zonës harrohet nga dyshja e mbrojtjes dhe me lehtësi e dërgon topin pas

shpinës së Teqjes. Me këtë rezultat, korçarët e kanë të vështirë të reagojnë, ndërsa Laçi bën gjithçka duhet për të ruajtur 3 pikët dhe për të siguruar një fitore të çmuar në javën e 32-të. Ja pra, që të përmbyset Skënderbeu nuk është aq e vështirë...

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Lojtarët e Laçit duke festuar një prej golave
Foto: F.Hazizllari Lojtarët e Laçit duke festuar një prej golave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania