Panorama Sport (Albania)

Tifozët korçarë masakrojnë ekipin pas humbjes me Laçin

-

Humbja e Skënderbeu­t ndaj Laçit nuk është pritur mirë as nga tifozët korçarë, të cilët po presin nga java në javë për të festuar zyrtarisht titullin kampion në Kategorinë Superiore. Diferenca me rivalët ka bërë që shpeshherë të tolerohen edhe hapa fals, por kur ndeshja fitohet 20 dhe në fund rezultati shkruan 2-3, askujt nuk i pëlqen. Të menjëhersh­me kanë qenë reagimet faqen zyrtare të klubit në "Facebook", ku shumë tifozë nuk e pranonin këtë humbje, ndërsa të tjerë thoshin se në futboll ndodhin gjëra të tilla. Por duke qenë se komentet në faqen e "Facebook"-ut janë marrë edhe nga UEFA si një provë për të vërtetuar se Skënderbeu ka trukuar ndeshje dhe në raport kishin një vend të veçantë. Madje, njëri prej komenteve u bënte thirrje personave që menaxhojnë faqen zyrtare të Skënderbeu­t që t'i fshijnë disa prej këtyre komenteve sepse UEFA mund t'i vëzhgojë sërish dhe mund të bëhen problem për të ardhmen e skuadrës. Por nuk mungojnë mendimet e tifozëve që thonë se në futboll ndodhin ndeshje të tilla dhe atëherë nuk do të shihej ky sport nëse favoritët do t'i fitonin të gjitha. Këto janë disa nga komentet më pikante: Vasil Shuti: Si tifoz i Skënderbeu­t, nuk e pranoj kurrsesi këtë rezultat dhe këtë humbje. Turp! Albania Illyrians: Këtë festën si shumë po e shtyni. Por kujdes se mos e diskutoni me Kukësin pastaj. Mirel Sharxhi: O admin, mos fli gjumë por hiqi këto komentet e palo tifozëve se merren si prova nga UEFA pastaj.

Julio Merolli: Ishalla ju mundin edhe në Kupë, e mos flisni se na turpëruat!

Edmond Kyçyku: Mirë që mos t'i paragjykoj­më, por pjesa e dytë ishte shumë e dobët, e tjetërsuar. Nuk e kuptoj!

Hoxha Lad: Nuk ka faj asnjë për humbjen e sotme (djeshme). Me këtë situatë të krijuar, shyqyr që jemi në këto nivele. Nga gëzimi deri te "morri" i vogël nuk na e ndien fare çfarë do thonë se Skënderbeu nuk përkufizoh­et me një ndeshje. Jemi 8 kampionate dhe 8 të tjera dhe i kalojmë 2 ekipet e sistemit që i mbolli dhe i vaditi.

Ilir Miska: Na i shpifët sot!

Keli Fetollari: Thjesht jeni për turp. Sot duhet të fitonit për tifozët, por ju nuk jua ndjen për tifozët.

Gjergj Nako: Kjo ishte humbje me dëshirë. Turp!

Xhoni Paja: Turp. Si meriton qyteti dallaveret tuaja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania