Panorama Sport (Albania)

“Tërmet” në Korçë, Daja: Do rishikoj pozicionin

“Diçka nuk shkon në grup, por nuk po e them prej dënimit”

-

umbjen e Skënder beut nuk e ka pri tur aspak mirë trajneri Ilir Daja, i cili nuk ngre zërin, por zgjedh një mënyrë të qetë për të thënë se kishte diçka që nuk shkonte në këtë ndeshje. "Do të shikoj pozicionin tim në vazhdimësi", tha trajneri në deklaratën e tij në "Gol pas Goli", duke marrë disi përgjegjës­itë për humbjen, por mbi të gjitha duke lënë të kuptohet se skuadra nuk iu përgjigj në pjesën e dytë dhe u shthur.

Nga avantazhi 0-2, humbni ndeshjen me rezultatin 32. Çfarë pëson skuadra në këto momente?

Mendoj që kemi bërë shumë mirë në pjesën e parë, përveç momentit të fundit që pësuam atë gol. Dy ndërrimet e detyruara të Shehit dhe të Muzakës prishën gjithçka në pjesën e dytë sepse e kam thënë dhe do ta them, lojtarët që janë lojtarë me prespektiv­ë te Skënderbeu, nuk hyjnë të ingranuar dhe në ritmin e lojës. Marr përgjegjës­itë e mia, sepse nuk ndodh që Skënderbeu nga një pjesë e parë të fituar dhe në pjesë të dytë të ketë këtë prishje ekuilibri. Jam unë ai që përgjigjet për disiplinën taktike. Do të analizoj gjithçka me kujdes dhe me video për të nxjerrë se kush ka përgjegjës­itë. Nëse do të kem unë si trajner, sigurisht që do të shoh edhe pozicionin tim në vazhdimësi. Mund të isha më i acaruar, por gjendja që ka klubi dhe dënimi i djeshëm edhe nga komisioni i Apelit, do të thotë që ky ekip e vuan

jashtë mase këtë lloj vendimi që merret përpara ndeshjes. E njëjta gjë na ndodhi edhe në Shkodër pas marrjes së dënimit në vendimin e parë.

Ju thoni që do të rishikoni pozicionin, por 8 pikë diferencë janë shumë dhe në 4 javë ju penalizon vetëm matematika të jeni kampion zyrtarisht. Ia vlen ta rishikoni pozicionin tuaj?

Ky ekip më ka dhënë

kënaqësinë dhe ka bërë këtë periudhë të mirë në kampionat. Nëse do të isha në një situatë tjetër dhe me këtë ekip që drejtoj, me 2 humbje radhazi do të ishte një vendim i pakthyeshë­m. Por që kjo bie ndesh me pjesën ku ndodhet klubi dhe do të vazhdoj bashkë me ekipin dhe me elementët më me eksperienc­ë të grupit për të nxjerrë nëse nuk ka më shenja motivimi maksimal, nuk ka më ekuilibër në lojë, trajneri duhet të marrë përgjegjës­itë. Por e them i rezervuar për vetë situatën ku ndodhet Skënderbeu.

Isha gati t'ju pyesja nëse Skënderbeu e mëshiroi, nuk po them e toleroi Laçin në një ndeshje si kjo sepse më shumë i duhej Laçit. Por pas kësaj që ju thatë se do të reflektoni për të ardhmen, më bën të mendoj që ky është një mesazh për ekipin ose drejtuesin: Ose të bëhet kthesë, ose rrugët ndahen. Është ky perceptimi i duhur?

Problemi është jo për drejtuesit. Unë nuk jam nga ata trajnerë që kam frikë të shprehem, por këtu nuk kanë faj drejtuesit. Këtu është problem grupi bashkë me mua si trajner, që nëse nuk gjejnë forca për të vazhduar të bëjnë si në pjesën e parë, do të thotë që diçka nuk shkon midis meje dhe grupit. Nuk ka lidhje fare me drejtuesit. U pa që Skënderbeu ishte i mirë në pjesën e parë dhe në të dytën jo. Në fund fare nëse ekipi ka shthurje, sigurisht që është trajneri fajtor. Do të analizoj dhe do të nxjerrim përfundime­t të gjithë bashkë. Do të isha më i ashpër në situatë tjetër, por jam i rezervuar. Të gjithë mund të mendojnë se erdhi ky dënim dhe Daja mund të mos dojë të vazhdojë te Skënderbeu. Unë kam kënaqësinë që drejtoj këtë grup dhe më kanë thënë shumë si në Shqipëri dhe Europë. Por, për të gjithë bashkë, në 4 ndeshjet e ardhshme duhet të mos ketë shthurje taktike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania