Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Idrizi: Arbitrat bij k...., do marrim armët

Administra­tori i Flamurtari­t, akuza të rënda

-

Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, është parë shumë i tensionuar pas ndeshjes së djeshme, për shkak të një incidenti që ka pasur me arbitrat në tunel. Në një deklaratë për RTSH- në, ai ka folur ashpër duke u ndierë i provokuar. "Nuk bëhet fjalë për tension këtu, bëhet fjalë për bijë k.... Nuk kam më koment. Kam zbritur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe gjyqtari ka sharë me libër shtëpie tifozërinë dhe lojtarët. Sot do shkoj në Polici të bëj një denoncim. Këta lloj bastardësh mos kujtojnë se ne jemi tokë e butë këtu dhe mund të bëjnë ç'të duan. Krahas shtetit, ne jemi të zotë t'i dalim zot vetes tonë. Në Vlorë nuk ka bir nëne të shajë vlonjatët me libër shtëpie. Arbitri do të vijë me ne në Polici tani. Një arbitër bastard që bën këtë

që bëri. Janë pjesëtarët bastardë të FSHF- së që shajnë me libër shtëpie futbollist­ët e Flamurtari­t, është çudi e madhe. Vetëm në këtë vend bëhen këto gjëra. Zbres poshtë për t'u takuar, kur shiko, anësori shahej me libër shtëpie dhe bënte

grusht me lojtarët e Flamurtari­t. Vëzhguesi bastard i FSHF- së, Bujar Pregja, nuk reagon, por nuk kam çfarë të bëj thotë. Tuneli i Flamurtari­t u kthye në arenë boksi sot. Këta janë bastardët që komandojnë futbollin shqiptar sot", ka thënë Idrizi.

PROBLEMATI­KA - Ndërkohë që në mikrofonin e "SuperSport", Idrizi ka pranuar se asnjë nga klubet nuk ka kërkuar një listë të arbitrave që do të gjykojnë në një sezon futbollist­ik në fillim të tij nga FSHF-ja dhe asnjë nga kolegët e tij nuk e ka ngritur një shqetësim të tillë. "Është e drejtë 100%, kjo është e meta jonë më e madhe. Ne jemi përpjekur ta zbusim sa më lehtë. Në kohën e Duros bëheshin dy deklarata të tipit kamikaz dhe u dënua, nuk e di çfarë do të ndodhë në rastin konkret. Faji është i yni që marrim pjesë në këtë garë. Faji është i yni që luajmë në këto lloj kushtesh. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të marrim armët. Në Shqipëri ka fusha cubash që bëjnë çfarë të duan dhe marrin rezultatet që duan. Ne që jemi përpjekur të jemi civilë, vijnë na shajnë me libër shtëpie. Vlora është e shquar për sharjet me libër shtëpie dhe e ka të ndjeshme këtë lloj. Tani do shkoj në Polici për të bërë denoncimin e radhës", ka përfunduar Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania