Panorama Sport (Albania)

Kërcënime dhe sherr, Luftëtari denoncon: Donin të toleronim!

Nora: Skandaloze! U detyruam të largoheshi­m

- JORGIS MEMO

Kamza- Luftëtari u luajt edhe në tri bunën VIP, aty ku drejtuesit gjirokastr­itë janë kërcënuar, madje u është bërë presion i hapur që ekipi të toleronte ndeshjen. Përveç ofendimeve të vazhdueshm­e dhe presionit veçanërish­t në fundin e lojës ndaj presidenti­t të Luftëtarit, Grigor Tavo, më e rëndë ka qenë situata me dy zyrtarë të lartë të klubit: Gentian Nora dhe Harrallamb Tavo. Vetë shefi i klubit, Nora, tregoi dje ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" ngjarjen në tribunë, para, gjatë dhe pas ndeshjes. "Situata ishte mjaft e ndezur, madje mungesa e organizimi­t u duk që në fillim, kur nuk u lejuan të uleshin në tribunë familjarët e futbollist­ëve dhe bashkëshor­tet e tyre. Me ndihmën e delegatit u sheshua ky problem i vogël, por më pas u kërcënuam në mënyrë të pabesueshm­e në tribunën qendrore. Persona që qëndronin afër tribunës VIP erdhën na bënë presion që ne të detyronim ekipin dhe të linim ndeshjen në pjesën e dytë. Aty ndërhyri policia dhe një prej vëllezërve të presidenti­t të Kamzës. Situata u qetësua disi, por ky është një turp i madh. Ikëm nga stadiumi dhe e ndoqëm pjesën e dytë me tifozët tanë", tregon Nora.

PËRPLASJA - Pa filluar mirë takimi pati një sherr, që për pak precipitoi në tribunën VIP. Në momentin që ka ardhur në stadium kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri, ka lindur një konflikt me delegacion­in e ekipit mik. "Çfarë do ti këtu, edhe këtu më erdhe!", ka qenë britma e Mziut ndaj një prej personave që ishte afër presidenti­t të Luftëtarit, Grigor Tavo. Më pas u mësua se kryebashki­aku e kishte me Artan Lazajn, një emër i njohur i gjyqësorit, i cili ka qenë edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lazaj njihet si tifoz i Luftëtarit dhe ndjek shpesh ndeshjet e skuadrës gjirokastr­ite. Kaosi mbizotëroi në tribunë për pak minuta, derisa me urgjencë erdhi një grup i gatshëm i forcave të rendit dhe rrethoi zonën ku qëndronin gjirokastr­itët. Në pushim të ndeshjes është larguar për pak minuta kryebashki­aku Mziu, ndërsa Lazaj dhe miqtë e tij nga Gjirokastr­a kanë qëndruar në tribunën VIP nën masa të rrepta sigurie, derisa përfundoi krejt takimi në Kamzë.

 ??  ?? Momenti kur Athanasopu­los priti penalltinë e gjuajtur nga Raçiç
Momenti kur Athanasopu­los priti penalltinë e gjuajtur nga Raçiç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania