Panorama Sport (Albania)

Dy mungesa ndaj Partizanit, Lika: Barazimi nuk është keq

Luftëtari humbet Lejdi Liçajn dhe Albano Aleksin

-

Barazimi në Kamzë duket se ka lënë të kënaqur trajnerin Hasan Lika, pasi skuadra gjirokastr­ite ruan pozitat në zonën europiane. Mirëpo, nga ky duel Luftëtari humbi dy titullarë për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, që është si një finale për Europën. Lejdi Liçaj dhe Albano Aleksi u ndëshkuan me kartonë të verdhë, duke plotësuar numrin e tyre. Kësisoj, ata nuk do të jenë të gatshëm ndaj të kuqve të mërkurën. Ndërkohë, në deklaratën për "Supersport" pas ndeshjes, trajneri Lika theksoi se Luftëtarin e penalizuan jo pak mungesat që kishte.

Nga fusha e lojës nuk u dukët se merituat diçka më shumë. Sa i kënaqur jeni me këtë barazim?

Ishte rezultat pozitiv, që na kënaq për ecurinë e skuadrës. Ishte ndeshje e vështirë, pasi kundërshta­ri lufton për mbijetesën dhe donte me patjetër pikë, ndaj dhe dha gjithçka në fushë. Gjithsesi, vuajtëm shumë edhe mungesat. Mendoj se na penalizuan dhe nuk na lanë të shpreheshi­m ashtu siç duhet. Gjithsesi, kjo ishte një ndeshje e hapur, ku mund të kishim fituar, por edhe mund të ishim ndëshkuar.

Skuadra sikur vuajti më tepër në krahun e majtë...

Demo pati disa momente vështirësi­e, pasi nuk kishim dyfishim në krah, por e thashë që mungesat ndikuan. Ndoshta edhe Aleksi “Ka Zot lart që shikon”. Kapiteni i Luftëtarit, Orjad Beqiri, i ka nxjerrë nga shpirti këto fjalë në momentin kur portieri Athanasopu­los ka pritur penalltinë e goditur nga Raçiç. Mbrojtësi vlonjat është kthyer menjëherë nga gjyqtari pas portës, Andi Koçi, si dhe asistenti Denis Rexha, duke iu thënë se morën një vendim të gabuar. “Ju pa Zoti, ja pra, çfarë bëni”, ka shfryrë kapiteni i skuadrës gjirokastr­ite.

mund të luante në të majtë, ndërsa Bregut i pata kërkuar të ishte më i rrezikshëm në vijën e sulmit. Gjithsesi, futja e Rapos na ndihmoi jo pak.

Ka pasur tension para ndeshjes. Është reflektuar kjo te skuadra?

Jo, ishte një ndeshje normale dhe nuk pati aspak tension. Mund të kemi tension të brendshëm ne, sepse duam Kupat e Europës, por ndeshja ishte normale. Kishte luftë sportive, por në përgjithës­i ishte korrekte në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania