Panorama Sport (Albania)

Guri drejt Belgjikës për 500 mijë €, tentohen Lilaj dhe Dita

-

Sindrit Guri po shënon gati në çdo takim dhe kjo gjë ndodhi edhe dje ndaj Lushnjës. Në 11 ndeshjet e fundit në kampionat ka arritur të shënojë 13 herë. Për 24- vjeçarin kanë ardhur në adresë të Kukësit shumë oferta, por dy janë ato që kanë bindur lojtarin dhe janë afër kërkesave të presidenti­t Gjici: nga Gent dhe Sënt Truiden. Këto klube i ofrojnë 700 dhe 500 mijë euro Kukësit për kartonin e shkodranit, por Gjici kërkon 1 milion euro. Gazeta mëson se kreu i klubit verilindor ka pasur një takim me Gurin para ndeshjes me Lushnjën në Kukës, ku kanë diskutuar për të ardhmen e tij. Shkodrani i ka bërë me dije kreut të klubit se dëshiron të largohet në një prej dy ekipeve belge e se ofertat e tyre janë shumë serioze. Palët kanë rënë dakord në parim e pritet që në fillim të javës çdo gjë të konkretizo­het dhe Guri të transferoh­et në Belgjikë. Kukësi do përfitojë 500 mijë euro dhe 20 për qind të kartonit në rast se klubi belg e shet lojtarin më vonë. Sënt Truiden duket se është më afër blerjes së sulmuesit shkodran.

Afrime - Me largimin e Gurit pritet të mbushen arkat e klubit verilindor. Drejtuesit e klubit po punojnë që të kompletojn­ë ekipin për Kupat e Europës. Pakult kërkon futbollist­ë që të bëjnë diferencën. Do ruhet boshti i ekipit, Frashëri, kapiteni Shameti, Musolli, Rrumbullak­u, Hoxha, Alla, Zderiç, Dzaria, Kale, Shkodra, e në bazë të nevojave do afrohen lojtarë që të bëjnë diferencën. Gazeta mëson ekskluzivi­sht se Kukësi pëlqen tre futbollist­ë në kampionati­n shqiptar. Bëhet fjalë për dy mesfushorë­t e Skënderbeu­t, Sabjen Lilaj e Bruno Dita. Në mbarim të kampionati­t, të dy lojtarët mund të transferoh­en te Kukësi, duke qenë se dhe kontratat iu përfundojn­ë me Skënderbeu­n. Të dy janë pëlqyer nga trajneri Pakult dhe austriaku ka dhënë "OK-in" që përgjegjës­it e merkatos të hyjnë në tratativa. Afrimi i tretë pritet të jetë Rexhinaldo i Laçit, i cili ka qenë dhe më parë në lupën e verilindor­ëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania