Panorama Sport (Albania)

Sërish paqe, në Shkodër luhet “vetëm 45’”

Shqipëria dhe Kosova barazojnë

-

Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar një ndeshje miqësore mes tyre në stadiumin "Loro Boriçi", e cila ka përfunduar në barazim 1-1. Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë. Fotokopje

Edhe sfida e dytë mes këtyre dy përfaqësue­seve ka përfunduar në barazim, njësoj si në ndeshjen e luajtur ditë më parë në "Elbasan Arena". Më shumë se sa rezultati, ajo që ka pasur rëndësi për 15- vjeçarët e Shqipërisë dhe Kosovës ishte paraqitja e elementëve të rinj që shihen si e ardhmja e dy përfaqësue­seve. Pavarësish­t se një ndeshje miqësore, dy ekipet kanë shfaqur rivalitet në fushë duke tentuar ta fitojnë. Miqtë janë të parët që shënojnë minutën e 15-të, teksa Mahmuti çon shifrat në 0-1. Baraspesha

Kombëtarja shqiptare e 15vjeçarëv­e e drejtuar nga Eqerem Memushaj nuk qëndron pasive në lojën e saj. Kuqezinjtë hidhen në

sulm në kërkim të golit të barazimit. Nuk vonon dhe është Mezani ai që në minutën e 35-të qetëson skuadrën e tij duke barazuar në 1-1. Në pjesën e parë, trajneri Memushaj bën shumë zëvendësim­e për Shqipërinë. Tekninë

ku i 15- vjeçarëve kërkon që t'i japë mundësinë të gjithëve për t'u aktivizuar. Kjo me qëllim për të testuar të gjithë lojtarët, por edhe për t'u krijuar shansin për të luajtur me fanellën kuqezi. Në pjesën e dytë skuadrat mundohen që të realizojnë

golin e dytë, por nuk ia arrijnë qëllimit. Minutat kalojnë dhe duket sikur ekipet pajtohen me barazimin e pjesës së parë. Në 45 minutat e dyta ka sërish ndryshime në fushën e lojës, por rezultati nuk ndryshon. S.Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania