Panorama Sport (Albania)

“Poker” i lehtë për Korabin, Besa është e dorëzuar

Trajnerët miq nuk shoqërojnë ekipin në Peshkopi

-

Korabi fitoi dje ndeshjen e radhës ndaj Besës me rezultatin 4-0. Një fitore shumë e lehtë për dibranët përballë një kundërshta­ri pa objektiv që e kishte siguruar mbijetesën. Vendësit shënojnë dy gola të shpejtë brenda 30 minutash, ndërsa miqtë në këtë ndeshje drejtohesh­in nga trajneri i portierëve, Kastriot Rama. Dy teknikët, Bledar Sinella dhe Kaja nuk kishin preferuar të udhëtonin. Edhe pse arriti të fitonte, dibranët do të luajnë në ndeshjen e fundit në Pukë ndaj Tërbunit. Vetëm në takimet e javës së ardhshme do të vendoset se cila skuadër

do të bjerë direkt dhe cila do të luajë në "play-out".

NDESHJA - Takimi nisi në një atmosferë të mirë me një numër të konsiderue­shëm tifozësh në mbështetje të skuadrës vendëse. Dibranët e nisin mjaft mirë takimin që në minutat e para, duke mos e

lënë kundërshta­rin që të kalojë gjysmëfush­ën e vet. Sinjali i parë vjen në minutën e shtatë, ku Hyseni humbet një rast ideal ku pas një topi të servirur nga Lleshi, nuk e shfrytëzon. Në minutën e 12-të, Lleshi pengohet në zonë dhe gjyqtari tregon pikën e bardhë ku kapiteni

Veliaj e kthen në gol. Miqtë janë inekzisten­të dhe vetëm shëtisin në fushë. Në minutën e 30-të, Hysi i vendësve pengohet në zonë dhe ka sërish penallti për Korabin. Këtë herë është Lleshi që e merr përsipër dhe shënon, 2-0. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. E dyta nis me tre zëvendësim­e për miqtë. Në të 58-ën është gjeorgjian­i Çakazhvili që shënon një super gol dhe trefishon rezultatin. Edhe pas këtij momenti, vendësit janë më kërkues. Në të 67-ën ka një përplasje fizike mes Tolës së vendësve dhe Onuh të miqve dhe gjyqtari i nxjerr të dy me kartonë të kuq. Kur po luhej minuta e vetme shtesë, është Prendi që pas një topi të marrë nga Raza, në një pozicion diagonal shënon një eurogol dhe 4-0. Në fund, vendësit u përshëndet­ën dhe festuan me tifozët. Fatmir Zhuzhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania