Panorama Sport (Albania)

Bojkoti i sjell fat Vllaznisë B

Miqtë shpresojnë te “finalja” që luajnë në fund, një lojtar përfundon në spital

- SENAD NIKSHIQI

ë një ndeshje të luftuar, Vllaznia B ka siguruar minimalish­t "play- out"- in, duke shmangur rrezikun e rënies direkt në Kategorinë e Dytë. Kuqeblutë kanë fituar ndaj Tërbunit të Pukës me rezultatin 2- 1. Ndeshja u luajt në fushën sportive "Reshit Rusi" në Shkodër dhe u karakteriz­ua nga një luftë e fortë mes dy ekipeve. Kjo ndeshje për të dyja ekipet kishte një rëndësi për shkak të vazhdimësi­së dhe luftës për mbijetesë. Shkodranët gjatë javës nuk janë stërvitur plotësisht për shkak të problemeve që kanë me pagat dhe vetëm pas një premtimi të administra­torit Astrit Gjyrezi pranuan të futen në përballjen ndaj pukjanëve.

NDESHJA - Rezultati zhbllokohe­t shumë shpejt, teksa është Hallunaj ai, i cili realizon golin e parë që në minutën e 9-të. Ky gol i jep zemër Vllaznisë B, e cila kërkon golin e dytë për të fituar sigurinë në fushën e lojës. Ai që mendon për të dyfishuar shifrat për vendësit është Hajdari. Shkodrani shënon në minutën e 19-të, duke çuar në 2-0 rezultatin. Me këtë fitore vendësit janë më të qetë, ndërsa miqve u duhet shumë punë për të barazuar. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dy golave të Vllaznisë. Në pjesën e dytë është Tërbuni më kërkues dhe pukjanët nuk dorëzohen lehtësisht. Shumë shpejt në minutën e 54-t është sulmuesi Jurgen Gjini, ai që ngushton diferencën në 2-1 dhe rihap edhe njëherë këtë sfidë mes dy ekipeve. Pas golit të Tërbunit miqtë pretendojn­ë të shënojnë golin e barazimit. Nga ana tjetër,

Vllaznia B mendon për mbrojtjen më shumë, por pa harruar edhe kundërsulm­et. Minutat kalojnë dhe loja vjen e bëhet më e egër në fushën e lojës. Ka përplasje të forta sportive nga të dyja ekipet. Lojtarët e Tërbunit nisin të protestojn­ë për vonesat e lojës,

por edhe ndonjë faull. Katër minuta pa mbaruar takimi për protestë Ujkaj i Tërbunit ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë me 10 lojtarë skuadrën e tij. Ndërkaq, Shaba i Tërbunit u dëmtua gjatë një dyluftimi dhe u transportu­a drejt spitalit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania