Panorama Sport (Albania)

Tomori: Rrezikuam jetën në Ballsh

“ sulmua kameramani, mbrojtësin Paja e bënë për spital, ishte pritje skandaloze”

- BESAR BOZGO

Bylisi përmbys To morin në një ndeshje të çmendur. Edhe pse në letër ishte një ndeshje pa objektiva, në fushë ndodhi krejt e kundërta. Gola pa fund, tension, akuza nga miqtë për dhunë dhe tre kartonë të kuq. Beratasit edhe pse kaluan të parët në avantazh, u likuiduan për 21 prej mallkastri­otëve, që në lloj formë morën hak për humbjen e 3 marsit, që i nxori nga gara e ngjitjes. Ndërsa, trajneri i Tomorit, Gersi Arbri dhe ndihmësi i tij, Kela Agalliu rrëfejnë gjithçka ndodhi në stadiumin e Ballshit, duke akuzuar drejtuesit e Bylisit. Të dyja skuadrat e nisën lojën me formacione­t më të mira. Bylisi ka kthyer rezultatin, duke zhvlerësua­r golin e Bitrit. E sigurisht që në ndihmë i erdhi edhe superiorit­eti numerik, pasi Kaloshi, Hoxha dhe Bitri dolën me të kuq. AKU AT

Në një reagim për gazetën "Panorama Sport", trajneri i Tomorit, Gersi Arbri u

shpreh: "Sapo kemi mbërritur në stadiumin e Ballshit, nuk jemi pritur aspak mirë. Në fushë ka qenë presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili është dënuar përjetësis­ht nga FSHF, të cilit nuk i lejohet të qëndrojë aty. Jemi në 2018-ën dhe kjo pritje nuk i shërben askujt, aq më tepër një klubi me traditë siç është Tomori. Gjatë lojës kemi qenë nën presion dhe trysni me fyerje dhe sharje. Kameramani­t të Tomorit që na ndjek në çdo ndeshje, i është thyer kamera dhe është goditur. Madje, ka bërë denoncim edhe në Komisariat­in e Ballshit. Në ndeshjen e parë në Ballsh goditën shoferin, ndërsa tani kameramani­n. Shënuam golin e parë dhe mund të realizonim edhe të dytin, por në këtë takim u bë protagonis­t edhe arbitri. Ishte për turp gjithçka ndodhi.

Arbitri u bë palë me drejtuesit e Bylisit. Na janë ndëshkuar tre lojtarë me kartonë të kuq, ndërsa ne udhëhiqnim 1-0. Gjatë të gjithë ndeshjes, arbitri nuk i shërbeu aspak "Fair Play"-t. Na është dëmtuar edhe mbrojtësi Doraldo Paja, i cili është në spital dhe urojmë që ta kalojë sa më shpejt këtë moment. Ai u dëmtua pas një ndërhyrjej­e horror të lojtarëve vendës. Por, nuk ishte vetëm ai rast, por ishin shumë ndërhyrje të rënda të futbollist­ëve vendës. Edhe pas ndeshjes ishte e njëjta situatë dhe falë Zotit, mbërritëm mirë në shtëpitë tona, pasi na u rrezikua edhe jeta. Folëm me delegatin në fund të ndeshjes, ndërsa edhe treshja gjykuese në fund të sfidës shprehën indinjatën se pse u kishte rënë pikërisht atyre barra për të arbitruar në një fushë të tillë. Drejtuesit e Bylisit kërcënuan arbitrat dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh", tha Arbri. Më tej, tregoi edhe ndëshkimin me karton të kuq të portierit. "Gjëja më absurde ishte ndëshkimi me karton të kuq i portierit. Ishim në dhomat e zhveshjes në pushim kur na vjen gjyqtari i katërt dhe na thotë që portieri ynë ndëshkohej me karton të kuq, pasi sipas tyre kishte ofenduar tifozët. Por, ishte shumë e çuditshme, pasi ai nuk bëri asnjë veprim. Ajo fushë është turpi i futbollit shqiptar", përfundoi Arbri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania