Panorama Sport (Albania)

Pogradeci gol që nga tuneli, por Apolonia e përmbys

Gola dhe emocione në Fier, Dimo merr të kuq

- BUJAR RAMA

Apolonia përmbys Pogradecin në "Loni Papuçiu". Përtej fitores, ajo që ra në sy ishte mosha e gjysmës së titullarëv­e bardhejesh­ilë, që nuk i kalonin të 18-at (konkretish­t Hebeja 16-vjeçar, Gjata 17 dhe Hasfatija, Grembi e Mihana nga 18 vjeç). Miqtë shënojnë që në tunel dhe u duk se kjo ndeshje nuk do të kishte shumë histori, nisur dhe nga fakti që skuadrat s'kishin interes rezultati. Kame shënon qysh në minutën e dytë, duke përfituar nga çoroditja e mbrojtjes së Apolonisë. Edhe minutat në vazhdim janë më të mira për liqenorët, ndonëse Dimo dhe Hysenshaha­j kërkojnë të inspirojnë të rinjtë e skuadrës së vet. Kapiteni shërben për Gjatën dhe Mihanën, por në pjesën e parë lojtarët nuk kanë shënjestrë­n e duhur. Rasti më i mirë për barazim do të vijë në të 43-ën, kur Dimo merr një pas nga këndorja dhe shkarkon fuqishëm të majtën e tij, por topi përplaset në tra dhe pastaj në tokë. Fierakët pretendojn­ë se sfera e ka kaluar vijën fatale, por jo gjyqtari. E dyta ka më shumë emocion. Qysh në minutën e dytë të kësaj pjese është Çekiçi, që për pak shënon me një gjuajtje tokazi, por Hasfatija grushton në korne. Në të 58-ën Llambi kroson nga një goditje dënimi dhe Mihana me kokë nuk fal, duke barazuar. Reagojnë liqenorët, por portieri vendës është në një ditë të mirë. Në minutën e 75-të, Dimo kroson saktë nga e majta në shtyllën e dytë, atje ku Mihana nuk mund të gabojë dhe shënon sërish me kokë, duke përmbysur shifrat. Në të 88-të Dimo trondit sërish traversën, ndërsa në minutat shtesë ai do të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për vonesa të lojës dhe për pasojë me kartonin e kuq. Në minutën e dytë shtesë, pas një krosi nga një faull nga e djathta, Broshka ka kërcyer mbi të tjerët dhe ka vulosur shifrat e takimit në shifrat 3-1.

 ??  ??
 ??  ?? Apolonia-Pogradeci 3-1, çast nga ndeshja e djeshme
Apolonia-Pogradeci 3-1, çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania