Panorama Sport (Albania)

Skadon afati, Tirana rrezikon heqje pikësh

Çështjen e rimerr Disiplina, ja çfarë thotë rregullorj­a

- ADELA MERKO

irana rrezikon heqjen e pikëve. Afati 30- ditor për Gjergj Muzakën, ka skaduar zyrtarisht mbrëmë. Klubi jo vetëm që nuk e ka paguar lojtarin, por as nuk ka arritur një marrëveshj­e dhe në kësi kushtesh pritet vetëm që të ekzekutohe­t vendimi i FSHFsë. Mes palëve gjatë muajit të fundit nuk ka pasur asnjë negociatë konkrete dhe mbi të gjitha as nuk janë ulur në tavolinë për të folur rreth borxhit prej 107 milionë lekësh. Në mungesë të një pakti, pritet që FSHF të respektojë rregullore­n. Më 6 prill Komisioni i Disiplinës doli me një ultimatum të prerë për bardhebult­ë, ndërsa u kërkoi që të ekzekutoni­n vendimin e DHZK-së (të datës 23.01.2017), në të kundërt do të merrnin masë. PRECEDENTI

Referuar rregullore­s të KDS-së dhe sidomos në raste të ngjashme, i bie që Tirana ta pësojë njësoj si Flamurtari (e cila kishte detyrime ndaj Arbrit, Sakajt dhe Veliut). Mjafton të kthehemi në kohë, në ditën kur Disiplina u hoqi 6 pikë vlonjatëve, pasi nuk i pagoi lojtarët brenda afatit. Ky komision iu referua në atë rast nenit 63/ 1/ c, duke i ulur automatiki­sht pikë kuqezinjve. Po të shohësh këtë nen shprehimis­ht shkruhet: "Vetëm për personat juridikë, shoqatat ose klubet: me skadimin e afatit paralajmër­ues në rast se dështojnë në përmbushje­n e detyrimeve financiare ose të përmbushje­s së vendimit jofinancia­r, atëherë klubi përkatës do të dënohet me zbritje të 3 ( tri) pikëve nga klasifikim­i dhe do t'i jepet një afat prej jo më shumë se 15 (pesëmbëdhj­etë) ditë nga organi gjykues i FSHF- së për të paguar detyrimet për vendimet financiare dhe për të përmbushur vendimin jofinancia­r".

SHQYRTIMI

Gazeta u interesua në federatë dhe burime pranë këtij institucio­ni saktësojnë se çështjen do ta rimarrë sërish në shqyrtim Komisioni i Disiplinës dhe sipas të gjitha gjasave në mbledhjen e radhës do të ketë edhe vendim për çështje "Muzaka". Duke qenë se në mesjavë ka kampionat, ndoshta të hënën dhe të martën do të kemi zhvillime edhe për rastin në fjalë.

 ??  ??
 ??  ?? Halili kur prezantont­e rikthimin e Muzakës te Tirana
Halili kur prezantont­e rikthimin e Muzakës te Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania