Panorama Sport (Albania)

Kastrioti kërkon trofeun, porta është e blinduar

Krutanët synojnë të mundin Tiranën në ndeshjen finale

-

Kastrioti ka shijuar javën e pushimit, ndërsa të shtunën e ardhshme do të luajë sfidën e fundit të kampionati­t ku do të presë në fushën e vet Egnatian. Një takim që më shumë do të shërbejë si miqësore përpara finales së 16 majit ndaj Tiranës. Kastrioti do të kërkojë ta fitojë titullin e Kategorisë së Parë, gjë që i siguron edhe 30 milionë lekë të vjetër, një bonus jo i pakët për një klub si Kastrioti. Krutanët kanë pësuar vetëm 10 gola këtë sezon, ndërsa në portë kanë pasur një "gardian" të pakalueshë­m si Klajdi Kuka. Në një prononcim për gazetën, portieri flet për kampionati­n që po mbyllet dhe për objektivat që ka në të ardhmen. "Takimet më të lehta për mua kanë qenë kundër Besëlidhje­s dhe këtë e them me bindje të plotë sepse në asnjë nga ato katër takime të zhvilluara kundër tyre, nuk kemi pësuar gol. Është pak e çuditshme për një kundërshta­r, i cili kishte objektiva të njëjta me ne. Më vjen mirë, pasi jam në kulmin e karrierës. I jam përkushtua­r stërvitjes gjatë të gjithë vitit dhe frytet vijnë avash-avash. Pretendoj që ta arrij këtë gjë edhe në Superiore sezonin e ardhshëm. Objektivi i mbetur sigurisht është ndeshja finale, të shpallemi kampionë, pasi kemi dominuar që nga java e parë", shprehet fillimisht Kuka. I pyetur nëse do të vazhdojë të luajë sërish me fanellën krutane edhe në sezonin në vazhdim, Kuka përgjigjet: "Është ende shumë herët që të flasim për sezonin e ardhshëm, pasi kemi akoma objektiva për të realizuar. Kur të përfundojë plotësisht ky kampionat, do të shohim se çfarë do të ndodhë", përfundoi prononcimi­n e tij Klajdi Kuka. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania