Panorama Sport (Albania)

Valverde: Këtë herë do të jetë njësoj si një kafe e shtrydhur

Trajneri i Barcelonës: Entuziazëm i pakët, pasi e kemi fituar tashmë titullin

-

Sfida mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e mbrëmjes së sotme, për disa do të jetë një "El Clasico" që ka pak rëndësi, duke qenë se vjen pasi kampionati është mbyllur tashmë nga katalanasi­t dhe mbi të gjitha, "Los Blancos" janë me sytë e kthyer nga finalja e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit. Dhe një ndër ata që e mendon kështu është edhe vetë një prej protagonis­tëve, shkurt trajneri i katalanasv­e, Ernesto Valverde. "Reali me sytë nga Championsi? Unë mendoj se ky 'El Clasico' do të jetë si një kafe e shtrydhur, sepse jemi ne ata që e kanë fituar kampionati­n dhe nervi i lojës nuk do të jetë ndoshta ai i përhershmi. Gjithsesi, mbetet një përballje që ka brenda shumë histori, shumë stimuj dhe është gjithmonë Barcelona kundër Realit të Madridit. Natyrisht që, nëse ndoshta për futbollist­ët një gramë entuziazëm më pak mund të ketë duke parë situatën e të dyja klubeve në kompeticio­net ku ata luajnë, sigurisht që kjo mbetet një ndeshje shumë e rëndësishm­e për tifozët, prandaj ne do të luajmë për ata, por edhe për të bërë sa më shumë pikë në këtë kampionat". Në lidhje me mungesën e tunelit të nderit që Reali i Madridit tashmë e ka vendosur që nuk do t'ia dhurojë Barcelonës, trajneri Valverde as që preket shumë: "Është folur më shumë seç duhet për këtë gjë dhe madje po i japim më shumë rëndësi sesa meriton. Nëse nuk do ta bëjnë, nuk e konsideroj si një mungesë respekti nga ana e Realit, është thjesht zgjedhja e tyre". Dhe në fund strategu i katalanasv­e e mbyll me një përgjigje në lidhje me "El Clasicon" e fundit që do të luajë Andres Iniesta. "Iniesta është një nga ata pak kampionë që vlerësohet nga e gjithë bota, madje edhe nga kundërshta­rët. Ai do të jetë gjithmonë një legjendë, jo vetëm për atë që i ka dhënë Barcelonës, por edhe futbollit spanjoll. Meriton të gjitha kompliment­et e botës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania