Panorama Sport (Albania)

Ederson nuk dorëzohet: Do shënoj nga porta në portë

-

Ederson nuk heq dorë nga ëndrra e tij për të shënuar një gol me fanellën e Mançester Sitit. Portieri brazilian, pasi mori përgjigje negative nga trajneri Guardiola se nuk ka ndërmend që t'i japë të drejtën e ekzekutimi­t të një penalltie për ndeshjet e mbetura të kampionëve të Anglisë këtë sezon, sepse kështu nuk do të respektoni­n kundërshta­rin, thotë se do të tentojë që të bëjë të paimagjinu­eshmen, duke shënuar nga porta në portë. "Kemi lojtarë në skuadër që godasin penalltitë dhe goditjet standarde, kështu që nuk do jem unë. Unë stërvitem si portier, kurrë si lojtar aktiv. Objektivi im është të mbroj portën dhe mos pësoj. Por, një gjë që mund të ndodhë, është që të shënoj gol direkt nga porta në portë. Kam shënuar dy gola të tillë kur isha në akademinë e Benfikës. Nëse do të mund ta përsërisja edhe këtu, çka do të ishte shumë e vështirë, do të më bënte me të vërtetë shumë të lumtur", tha 24- vjeçari për "Daily Mail". FESTA E TITULLIT

Sot "qytetarët" do të ngrenë tro- feun e Premier Ligës, pasi ndaj Hadërsfill­dit luajnë edhe ndeshjen e fundit të sezonit në "Etihad". Dhe Guardiola i kërkon skuadrës që të luajë si kampione dhe ta mundë skuadrën e Vagnerit për të mos e prishur festën. "Ne luajtëm në Kupën FA sezonin e shkuar kundër tyre dhe ishte shumë e vështirë. Edhe këtë vit e siguruam fitoren në minutat e fundit. Sigurisht që ata janë në një situatë ku u duhen pikët. Unë e admiroj trajnerin e tyre. Vagner ka bërë një punë të shkëlqyer dy sezonet e fundit. Por, ne duam t'i fitojmë dy ndeshjet e fundit dhe jam i sigurt se do të ndodhë. Duam të festojmë me një fitore përpara tifozëve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania