Panorama Sport (Albania)

Juventusi vë duart te titulli

Bufon e dërgoi “Zonjën” në ferr, por Kosta, Khedira e Dibala e rikthejnë në parajsë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Udhëtimi nga ferri në parajsë mund të jetë shumë i shkurtër. Për Juventusin duroi vetëm 20 minuta, koha për të vënë në shinat e duhura një ndeshje si ajo me Bolonjën, e cila kishte nisur keq. Dhe kjo arritje u bë e mundur për "Zonjën e Vjetër" falë Duglas Kostës, i cili me të zbritur në fushë në pjesën e dytë bëri diferencën me dy asiste fantastike dhe të sakta për Khedirën dhe Dibalën. Dhe të mendosh se pikërisht ai Verdi, i cili i kishte thënë jo Napolit në sesionin e merkatos së janarit, kishte rindezur shpresat për titull të të kaltërve. Por, Bolonja pagoi shumë shpejt, që në fillim të pjesës së dytë autogolin e De Maios, përpara se Kosta të niste spektaklin personal. Pas këtij suksesi të radhës, Juventusi ngjitet në +7 pikë nga Napoli dhe e sheh titullin më pranë, ndoshta edhe që sot, nëse Elseid Hysaj me shokë humbin përballë Torinos. AMNEZI E DISAVANTAZ­H

Pjesa e parë është një rrëmujë e firmosur nga Bufon, i cili gabon një pasim që detyron ndërhyrjen, e gjykuar për penallti, të Ruganit ndaj Krisetig. Nga pika e bardhë, Verdi nuk gabon dhe dërgon në avantazh Bolonjën në minutën e 30-të. Nëse për penalltinë, arbitri Irrati nuk kishte dyshime, ai kërkoi ndihmën e "VAR"-it për të përcaktuar ngjyrën e kartonit për mbrojtësin e Juves dhe zgjedhja ishte e verdha, ndonëse duke qenë rast i pastër për gol mund të jepte edhe të kuqin. Sërish polemika... Në pjesën e parë, ekipi i Alegrit luajti pa dëshirë, sepse në 45 minuta bardhezinj­të krijuan vetëm tre raste modeste për gol, dy me Higuain dhe një me Sandron. DUGLAS SHOU...

Në pjesën e dytë, Alegri kalon nga 3-5-2 në 3-4-3 me Duglas Kostën në fushë dhe menjëherë braziliani merr në dorë ndeshjen, duke qenë ai protagonis­ti absolut. Me shpejtësin­ë e tij, ai fut në panik mbrojtjen e Bolonjës, e cila është aq e tensionuar nga krosimet që ai bën, sa edhe kur Kuadrado vendos ta imitojë nga e majta gjen De Maion që në tentativën për ta larguar topin e dërgon me gju në rrjetën e tij. Kishin kaluar vetëm 7 minuta lojë dhe kaq i mjafton Juventusit që jo vetëm të barazojë, por edhe të përmbysë në 20 minutat e ardhshme, duke qenë se në të 63ën Khedira dërgon në rrjetë krosimin nga e majta të Kostës, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Dibala godet saktë në rrjetë asistin brenda

zonës së braziliani­t. Gjithsesi, përpara avantazhit dhe hipotekimi­t të fitores, Juventusi kishte rrezikuar sërish të pësonte, por Kraft ishte i pafat, duke qenë se goditi traversën. Në fund, "Zonjë e Vjetër" bën festë dhe sheh titullin kampion shumë pranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania