Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Me 3 fitore premtoj Champions-in

“Ndaj bardhezinj­ve gabova unë, jo Santon. Tani, përqendrim"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një javë pas sfidës kundër Juven tusit, Interi e rinis nga Udine. Qëllimi është të merren tri pikët ndaj friulanëve për të mbajtur gjallë shpresat për Champions-in. "Duhet të reagojmë, nuk jemi të lumtur, gjithçka është ende në lojë dhe varet nga ne,- ka komentuar Luçiano Spaleti . - Nesër do jetë një sfidë e vështirë, kanë një skuadër më të fortë se ajo që shfaq klasifikim­i dhe e treguan në ndeshjen e fazës së parë. Taktikisht nuk ndryshoj asgjë, do luajmë si gjithmonë. Jemi një skuadër me karakteris­tika për t'i fituar të gjitha ndeshjet".

ORSATO, KAPITULL I MBYLLUR - Përballja do jetë sërish ndaj një skuadre me vija bardhezi. "Duhet të nisim të mendojmë për sfidat e situatat që na presin. Varet ende gjithçka nga ne, episodet e javës së kaluar duhet të na japin forcë, nuk duhet ta konsideroj­më një limit apo kushtëzim. Për Orsaton nuk them asgjë, pikë. Ndërsa mbi ndeshjen them se ka shumë aspekte, mbi të cilat duhet punuar. Për shembull, javën e kaluar treguam se jemi rritur dhe jemi një skuadër e fortë. Por, është e rëndësishm­e të kemi gjithmonë të njëjtin qëndrim, jo të kushtëzohe­mi për t'u shfaqur të fortë.

JUVJA, PËRGJEGJËS­I E IMJA - Sot, në Udine, kush luan në të majtë? "Ndoshta ndërroj ide në minutën e fundit, luan njëri mes Santonit dhe Dalbertit. Më vjen keq që e gjithë kritika sulmoi Daviden. Nuk ka asnjë përgjegjës­i mbi rezultatin final. E vetmja përgjegjës­i është e imja. Distanca me Juventusin e Napolin? Kemi treguar pjekuri këtë vit, shpeshherë edhe futboll të bukur: kjo skuadër është rritur shumë në mënyrën e qëndrimit në fushë, në mentalitet, përndryshe nuk do e kishte përballuar ashtu një orë lojë me një lojtar më pak ndaj Juventusit. Jam dakord me atë që tha Masimo Morati, pas ndeshjes së ditës së shtunë ndihesh akoma më shumë interist". Masimilian­o Alegri i konsideroi "komedi" faktet e së shtunës së kaluar. "Unë shoh përpara, atë çka pashë në ndeshje dua që skuadra ta 'metabolizo­jë' për ta përdorur në ndeshjet e radhës. Më pas, në fund të sezonit, do vlerësohet puna ime dhe e kujtdo që ka ndikuar në rezultatin final. Lotët e Ikardit? Lojtarët e duan këtë skuadër, janë profesioni­stë, kanë një vlerë të madhe. E di çfarë jave kemi kaluar, në ç'mënyrë na detyruan

ta jetojmë rezultatin. E pritëm keq, ende ndihemi keq, por duhet të tregojmë zotësi duke mos u kushtëzuar".

CHAMPIONS - Fati është normalisht në duart e zikaltërve, por edhe në ato të Lacios e Romës. "Jam i bindur se duhet ta përforcoj konceptin:

nëse i fitojmë të tria, jemi në Champions". Spaleti, a do qëndronte? "Nuk kam kohë të mendoj për këto, nuk më intereson, nuk duhet të bind askënd. Objektivi im është të punoj, të marr përgjigje nga lojtarët. Nuk e di çfarë mendon klubi e as se kush duhet të më gjykojë. Ata me të

cilët jam në kontakt, e dinë çfarë personi jam. Le të presim, megjithatë, tri ndeshjet e fundit për të pasur një portret të plotë". Në mesfushë Broziviçi "po tregon se ka një 'busull' në këmbë". Edhe pse skuadra në një periudhë e kishte humbur. "Askush nuk është i lumtur

nga ajo periudhë, - vijon Spaleti -, por nëse vazhdojmë të punojmë kështu, mund të matemi me skuadra që kanë dhënë më shumë se ne në fushë. Tani kemi karakter e mentalitet të fortë, jemi rritur. Edhe lojtarët shohin që gjithçka mund të arrihet me punë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania