Panorama Sport (Albania)

"Fitore e madhe e teutes, jetojime me llogari"

-

Trajneri i Teutës nuk ka fshehur gëzimin e fitores së djeshme, por në intervistë­n e dhënë për "SuperSport" pohoi se jetojnë me llogari për të arritur mbijetesën në fund.

Fitorja më e rëndësishm­e e sezonit?

Në këto pozita që jemi,sigurisht ka qenë një fitore e madhe, pas hapit fals me Kamzën. Skuadra reagoi, tregoi shpirt gare dhe luftoi. Autokritik­ë pas asaj ndeshjeje që skuadra e kujtoi të fituar me Kamzën. Pashë një skuadër që nuk kam çfarë them më shumë. Kreu të gjitha detyrat. Është vetëm një fitore, kemi edhe ndeshje të tjera të forta. Është thjesht një trepikësh.

Këtë shpirt gare, do e përsërisni që të siguroni mbijetesën?

Kjo skuadër nuk është se ka lojtarë të jashtëzako­nshëm, por forca jonë është grupi. Duam të luajmë mirë dhe të marrim pikët, pasi i kemi jetike për kampionati­n.

Vendose Hrkaçin në mesin e fushës, duke bërë një rol më të avancuar…

E kishim planifikua­r më parë që do ishte një ndeshje e vështirë. Hrkaç ka një marrëdhëni­e të mirë me topin. Hila dhe ndonjë lojtar tjetër janë lojtarë që luftojnë e vrapojnë, por e justifikoi besimin tim.

Keni bërë llogari sa pikë ju duhen deri në fund për të mbijetuar?

Ne jetojmë me llogaritë. E rëndësishm­e është të marrim pikët tona, pastaj shohim kundërshta­rët direkt. T'u bëjmë hyzmetin ndeshjeve tona.

3 gola nga mesfushorë­t, por i bllokuat krahët Partizanit. Edhe në sulm, me Çyrbjen dhe Alhasan, ishit mjaft aktivë…

Duke parë dhe përbërjen e skuadrës së Partizanit, duke parë që kanë lojtarë me cilësi të mirë në krah, ne kishim marrë masat tona, që të mos i lejonim hapësira kundërshta­rit. Merita është e gjithë skuadrës, e kemi bërë fazën mbrojtje të gjithë. Merita është e të gjithëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania