Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* 23 herë është përballur Ernes- to Valverde kundër Realit të Madridit në karrierë, duke humbur 15 përballje ndaj tyre. Ndërkohë, si trajneri i Barcelonës ai numëron tre precedentë: 1 fitore (ajo e fazës së parë në kampionat) dhe 2 humbje (në dy finalen e Superkupës).

* Kjo do të jetë hera e parë që një "El Clasico", nga muaji maj i vitit 2008, do të luhet ndërsa një prej të dyjave skuadrave është shpallur matematiki­sht kampione e Spanjës. Në atë vit ishte Reali i Madridit ai që e kishte hipotekuar kampionati­n, ndërsa sivjet është Barcelona.

* Është që prej sezonit 20132014 që Barcelona nuk fiton të dyja "El Clasico"-t e kampionati­t. * Barcelona do të kërkojë sot në mbrëmje fitoren numër 50 në stadiumin "Kamp Nou", përballë Realit të Madridit.

* Reali i Madridit vjen në duelin e sotëm si i pamposhtur në tri duelet e fundit të luajtura në shtëpinë e Barcelonës: 2 fitore dhe 1 humbje.

* 37 gola ka pësuar Reali i Madridit deri në këtë pikë të sezonit për sa i përket kampionati­t. Nga ekipet e katër vendeve të para, "Los Blancos" janë ata me mbrojtjen më të dobët.

* Asnjë ndeshje nuk ka humbur Serxho Ramosi në "Kamp Nou", kur është prezantuar në transfertë me shiritin e kapitenit në krahë. Për mbrojtësin e Realit të Madridit ajo e sotmja do të jetë "El Clasico" e gjashtë që luan në fushën e Barcelonës. * Nëse Barcelona fiton sot kundër Realit të Madridit, atëherë katalanasi­t do ta zgjerojnë diferencën nga rivalët historik në 18 pikë, "hendeku" më i madh në historinë e kampionati­t spanjoll.

* Që kur Zinedin Zidan është ulur në stolin e Realit të Madridit, bilanci mes kryeqyteta­sve dhe Barcelonës është në baraspeshë totale: 4 fitore për secilën prej skuadrave dhe 4 barazime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania