Panorama Sport (Albania)

Vllaznia kampione për herë të pestë, goleadë ndaj Dajtit

-

Janë luajtur ndeshjet e javës së 20-të të kampionati­t kombëtar të futbollit të femrave, teksa janë fiksuar 34 gola në 5 ndeshje me goleada, ku dy skuadrat e para, Vllaznia dhe Kinostudio arrijnë fitore 11-0. Vllaznia kundrejt Dajtit dhe Kinostudio kundrejt Pogradecit. Me sa duket ethet për të dalë golashënue­shja më e mirë e kampionati­t, ka pasur rivaliteti­n mes dy golashënue­seve Megi Doçi dhe Cyme Lulaj, duke vijuar sërish. Doçi arrin të shënojë 6 gola ndaj Dajtit, duke arritur kuotën e 65 golave gjatë këtij sezoni dhe Lulaj ka shënuar 9 gola në Pogradec, duke arritur kuotën e 60 golave.

KAMPIONIA E SHQIPËRISË - Kampionia e re e Shqipërisë vijon sërish fitoren e 18-të radhazi e këtë radhë përsëri me goleadë, teksa e ka mundur thellësish­t skuadrën e Dajtit në shtëpinë e kryeqyteta­seve. Përsëri është Megi Doçi, që ka shpallur kandidatur­ën, si golashënue­sja më e mirë, duke shënuar 6 gola, por që mund të ishte dhe më i madh numri i këtyre golave nga kjo futbollist­e. Pengesë për të është bërë portierja Vjosava Fera që i ka mohuar 5 gola të sigurt që me pritjet e saj e ka shpëtuar skuadrën e Dajtit nga humbje dhe më të thella. Edhe pse lojtarja shkodrane Doçi ishte e rrethuar nga 4-5 lojtare, ajo mundi të tregonte aftësitë e çmuara të saj, teksa ka shfrytëzua­r talentin dhe triblimet, por edhe gjuajtjet standarde, duke arritur të realizonte 6 gola për ta çuar numrin në 65 gola sezonalë. E gjithë skuadra shkodrane ka luajtur për këtë lojtare, por në pamundësi të për shkak të markimit të saj, kanë shënuar edhe Esmeralda Franja, Luçie Gjini, Uendi Muja dhe Ambra Gjegji, duke plotësuar kuotën e 11 golave. Skuadra e Dajtit u mbrojt 7-8 lojtare dhe nuk mendoi shumë për sulmin, se sa të mbroheshin për të mos pësuar shumë gola. U dallua Rajmonda Molla, Kriselda Disha, Nazmie Nuho. Fjalët më të mira i meriton portierja Vjosava Fera, e cila duhet të shihet me vëmendje për ta grumbullua­r në ekipin kombëtar. NDESHJET E TJERA - Në Pogradec, në ndeshjen mes Kinostudio­s dhe vendëseve, e cila përfundoi 11-0, kemi një breshëri golash nga ana e mikeshave, ku kosovarja nga Gjakova, Cyme Lulaj realizoi 9 nga të 11-të golat e Kinostudio­s, duke rivalizuar Megi Doçin. Dy golat e tjerë u shënuan nga durrsakja Morena Kërtusha GOLAT: Doçi 4' 26' 38' 44' 70' 86', Franja 6', Gjini 35', Muja 49', Gjegji 57' DAJTI: Fera, Domi, Molla, Cikollari (Sula 55'), Kaca (Liçollari 68'), Nuho, Koromani, Gjoni, Braho (Lami 68'), Disha, Xhaferraj (Shehaj 52'- Liçollari 62'). Trajner: Klodjan Gjonpalaj.

VLLAZNIA: Raxhimi, Mustafaj, Gjini, Piranaj, Avullija (Gjergji 65'), Franja, Gruda, Djegsina, Muja (Blinisha 73'), Gjegji, Doçi. Trajner: Nikolin Leka.

GJYQTARËT: E. Spahiu, E. Kume, Xh. Doda, Xh. Malko (Tiranë) DELEGAT: Emi Shena (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Molla 60'

dhe Zamira Tabaku. Në ndeshjen e luajtur në Korçë, Apolonia mori një fitore me vlera, duke e tronditur Skënderbeu­n me 9 gola, të realizuar nga Xhindole me triplet, Zarka e Goro me dopietë dhe një gol e realizoi Demiri, ndërsa Qose bëri dhuratë që në fillimin e ndeshjes me një autogol. Në ndeshjen e luajtur në Maliq, skuadra e Akademisë Ajaks ka marrë një fitore në transfertë 3-0. Ndërsa, dje skuadra e Tiranës triumfoi 6-3 ndaj Jubanit. A. Dushku, R. Xinxifi, S. Nikshiqi, Ll. Saro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania