Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, sot për t'u hakmarrë ndaj Laçit

-

Tri ndeshje me Laçin, asnjë fitore dhe shumë polemika deri më tani. Flamurtari do të kërkojë sot të hakmerret ndaj kurbinasve për t'u treguar se janë një skuadër më e fortë dhe meritojnë të qëndrojnë më lart në klasifikim. Pavarësish­t goditjes së madhe që klubi mori dje nga Komisioni i Disiplinës, teksa do ta luajë këtë ndeshje në fushën asnjanëse të "Elbasan Arena", në kampin vlonjat ka sërish optimizëm. Lojtarët janë të karikuar që të fitojnë ndaj Laçit, duke mbajtur në këtë mënyrë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Europës. Duke qenë se trajneri Ardi Behari është dënuar nga Disiplina, sot skuadrën nga stoli do ta drejtojë ndihmësi i tij, Petraq Bifsha. Dje skuadra u dha dorën e fundit përgatitje­ve dhe në orën 18: 00 u nis drejt Elbasanit për të kaluar natën në qytetin ku do të luhet ky takim. Ndërkohë, sa u përket problemeve në ekip, të konfirmuar­a janë vetëm dy mungesa. Sulmuesi Danilo Alvesh ka mbyllur sezonin, ndërsa për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë, nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim as lojtari i huazuar nga Lacio, Mamdou Tunkara.

Titullarët

Në formacioni­n e kuqezinjve pritet të rikthehet mbrojtësi lezhjan, Ditmar Bicaj. Ky i fundit ishte në stol gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Vllaznisë dhe kësisoj pritet të marrë vendin e Pollozhani­t, duke formuar kështu dyshen e qendrës me Veliun. Në mesfushë ka dilemë vetëm për aktivizimi­n e Xhufos ose Kamarasë nga fillimi. Në sulm konfirmohe­t Bushiç në majë, teksa do të jetë i mbështetur nga maqedonasi Muarem. Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e njëjtë me ndeshjen e fundit. E.Sika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania