Panorama Sport (Albania)

Gentian Selmani drejt Francës, zbulohet klubi që po negocion

Portieri i Laçit mund të transferoh­et te Shatoru në Ligën e dytë

-

Prej tri sezonesh është konfirmuar si një prej portierëve të talentuar të kampionati­t shqiptar, duke debutuar në Kategorinë Superiore që 17 vjeç. Pas aventurës me Laçin, duket se ka ardhur momenti që Gentian Selmani të provojë një eksperienc­ë jashtë Shqipërisë. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se portieri i Kombëtares Shpresa është në bisedime të avancuara me klubin e Ligës së Dytë franceze, Shatoru. Mësohet se prej kohësh agjentët e klubit që aktualisht është në vend të nëntë të kampionati­t të Ligës II po ndjekin Selmanin. Sipas të gjitha gjasave, transferim­i i portierit do të marrë formë në verë, në një kohë që avantazhi i kalimit në Francë është edhe për faktin se federata e këtij vendi, e cilëson shqiptar si lojtar vendës, pra jo ekstrakomu­nitar. Falë një marrëveshj­eje që kanë bërë dy federatat, çdo futbollist me nënshtetës­i shqiptare mund të luajë si vendës në Francë. Ndërkohë, për Selmanin ka pasur edhe zëra se mund të ishte pasardhësi i Orges Shehit te Skënderbeu, por fakti që po luan rregullish­t edhe me Kombëtaren U-21 ka rënë në sytë e menaxherëv­e të huaj. Gazeta mëson se shkes për transferim­in te klubi francez i 20-vjeçarit po bëhet ish-lojtari i Kombëtares, Edvin Murati. Prej dy dekadash, ky i fundit jeton në Francë dhe njëkohësis­ht ka një kompani menaxhimi, të cilën e udhëheq bashkë me vëllanë e tij, Sokolin. Uzuni - Laçi është një prej ekipeve me moshën mesatare më të ulët në Kategorinë Superiore. Krahas Selmanit, një paraqitje të jashtëzako­nshme këtë sezon ka bërë edhe mesfushori beratas, Myrto Uzuni. Për këtë të fundit klubi kurbinas ka shpenzuar 25 mijë dollarë, duke blerë kartonin nga Apolonia. Tashmë drejtuesit e Laçit do të kërkojnë të shesin beratasin, duke mbushur arkën e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania