Panorama Sport (Albania)

Lika: Me Partizanin duel për Europën, fitorja 5-0 i përket të kaluarës

Trajneri ka besim se do t’ia dalë edhe pa Aleksin dhe Liçajn

-

Hasan Lika njihet nga të gjithë si lojtar dhe trajner i dalë nga shkolla "Partizani", por ai do të mbahet mend se si i pari i pankinës së Luftëtarit u ka shkaktuar "demave" humbjen më të thellë në histori, ku më 17 dhjetor 2017 i mundi 50 në Gjirokastë­r. Në daljen e djeshme para mediave, trajneri Lika ia lë të shkuarës këtë rezultat dhe sipas tij Luftëtarin e pret një ndeshje e vështirë, pasi të dyja ekipet synojnë pjesëmarrj­en në Kupat e Europës, ndaj fitorja kthehet në detyrim. Lika e shikon si një duel mes të barabartës­h dhe kërkon t'i sfidojë të kuqtë edhe pa Aleksin dhe Liçajn që janë të pezulluar për sot. "Me Partizanin s'do ta kemi autostradë. Partizani është skuadra më me traditë në futbollin shqiptar dhe si e tillë meriton të respektohe­t pafundësis­ht për emrin që ka skalitur dekada më parë. Jemi përgatitur seriozisht në këto ditë përgatitje­je për ndeshjen e nesërme (sotme ), natyrshëm për të marrë rezultat pozitiv. Të ndërgjegjs­hëm para sfidës më të vështirë në këtë fundsezoni, Tavo do gjithë jugun në stadium: Ta bëjmë festë Presidenti Grigor Tavo i kontaktuar nga "Panorama Sport" pohon se hyrja do të jetë falas në stadium, me përjashtim të tribunave A dhe B. "Ta kthejmë ndeshjen me Partizanin në një ditë feste për të arritur si asnjëherë më parë përfaqësim­in në Ligën e Europës, edhe pse kemi një rrugë sa të shkurtër dhe të gjatë. Kemi mbështetje­n e gjithë tifozërisë së Jugut, ndaj dhe i ftoj të na mbështesin sot. Besoj se do t'ia dalim deri në fund", tha Tavo.

si staf teknik kemi punuar intensivis­ht për vijimësinë e rezultatev­e pozitive. Partizani ka forcën dhe kualitetin e duhur për të na vënë në vështirësi. Edhe ne kemi luksin e duhur për t'u përballuar si të barabartë me të. Natyrisht, që na

duhet rezultati pozitiv, por lufta për Europën nuk mbaron me kaq. Suksesi 5-0 i dhjetorit të kaluar, që është edhe fitorja më e thellë në histori e Luftëtarit me Partizanin, i përket së kaluarës. Partizani është një ekip që lufton për Europën dhe, pavarësish­t

ecurisë së fundit, i ka forcat", u shpreh fillimisht Lika.

MUNGESAT- Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, e pranon shkallën e lartë të vështirësi­së që paraqet ndeshja e sotme, edhe për shkak të mungesës së Liçajt dhe Aleksit, të cilët janë të skualifiku­ar. "Kemi ende probleme me formacioni­n. Na kthehet Abazaj nga pezullimi, por na mungojnë Aleksi dhe Liçaj. Është e logjikshme se kur bëhet fjalë për mungesa cilësore si Licaj dhe Aleksi, si staf teknik gjendemi në vështirësi. Gjithsesi, ne kemi në përbërje

lojtarë cilësorë për të triumfuar ndaj Partizanit. Me program më shumë se të detajuar në stërvitje në harkun e 90 minutave u ndalëm konkretish­t në terren, teksa vëmendje të veçantë i kushtuam shfrytëzim­it të rasteve para portës kundërshta­re. Në radhët e ekipit kemi lojtarë me potenciali­tet dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën. Personalis­ht kam besuar dhe besoj te të gjithë lojtarët që stërvis" u shpreh trajneri Lika në fund të konferencë­s së djeshme për shtyp. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania