Panorama Sport (Albania)

Tiago Mota: Nga Interi më largoi Branka, tani stërvis U-19 e PSG-së

-

Në moshën thuajse 36-vjeçare (i mbush në gusht) Tiago Mota ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur: "Falë presidenti­t Al-Khelaifi do nis të stërvis skuadrën U-19 të PSG-së, - ishin fjalët e mesfushori­t për "La Gazzetta dello Sport", - por një ditë do më pëlqente të stërvitja Nejmarin bashkë me stafin tim". Është momenti kur mesfushori italo-brazilian duhet të ripërshkoj­ë etapat e karrierës. BARÇA DHE MESI - "Në moshën 16- vjeçare u transferov­a te Barcelona. Stërvitja ishte luftë: vetëm kur Pujol më sugjeroi të ndërhyja rëndë, siç bënin lojtarët e tjerë, nisën të më respektoni­n. Kështu ndodhi edhe me Mesin herën e parë që e godita keq dhe babai i tij erdhi të më thotë se e kisha tepruar. Atje luaja me Dekon, futbollist­i më i madh që kam parë".

VAN GAL - "Shumë i ashpër: nëse nuk kishe fanellën brenda pantallona­ve nuk të stërviste. Kaloi Pujolin në mbrojtje (fillimisht luante në mesfushën e Barcelonës) kur drejtuesit po e shisnin te Malaga. Atë vit kaloi në skuadër të parë edhe Iniesta. E njihja nga më parë. Që 14 vjeç ishte një fenomen. Nuk trembej nga askush".

INTERI - Pas Atletikos (një parantezë e shkurtër, e kushtëzuar nga dëmtimi) vjen Interi (pa harruar parantezën te Xhenoa): "Roma ofronte më shumë, por Preciozi (presidenti i kuqebluve) më tha se do më dërgonte te zikaltrit me Militon. Murinjo më telefonoi nëse isha gati për luftë: një motivues i madh. Në janar e kuptuam ( pas sfidës ndaj Çelsit) se do fitonim Ligën e Kampioneve. Mou qortoi Etonë përpara të gjithëve se nuk po jepte maksimumin: përgjigjja e tij ishte të kalonte mbrojtës krahu...". Lamtumira nga Milano ishte faj i një personi të vetëm, sipas Motës: "Branka nuk më donte, thoshte se problemi i Interit isha unë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania