Panorama Sport (Albania)

Partizani jashtë kontrollit, Çani sherr me Dalipin

Fjalor rruge, ndërhyrjet e lojtarëve evituan përplasjen fizike

- ILIR CARA

Telushi kërkon falje, klubi: Pranohet ndjesa, por do të gjobitet

artizani i këtij sezoni lë shumë për të dëshiruar, jo vetëm me rezultatet dhe ecuri, por edhe për frymën brenda ekipit. Nocioni "futboll profesioni­st" e ka humbur kuptimin te "demat", pasi në ditët e fundit të kuqtë i ngjajnë një ekipi lagjeje, që luan futboll rrugësh. Lojtarët e kanë humbur qetësinë prej kohësh dhe tani gjithkush po mundohet të tregojë "muskujt" për të bërë vetëgjyqës­inë dhe jo për të demonstrua­r detyrën e një futbollist­i profesioni­st. Partizani është në kaos dhe sherret në ekip po kthehen në modë. Pa u shuar mirë përplasja mes Bruno Telushit dhe trajnerit Klevis Dalipi, dje, nga hiqi, ka shpërthyer një sherr më i rëndë, i cili mund të kishte precipitua­r edhe në përplasje fizike. Protagonis­të të sherrit të djeshëm kanë qenë Egdar Çani dhe trajneri Dalipi. Parimisht u duk se përgatitje­t e para për Vllazninë do të mbylleshin pa probleme, por në minutat e fundit ka ndodhur një konflikt mes trajnerit dhe sulmuesit. Pjesa dërrmuese e lojtarëve e kishin mbyllur procesin stërvitor, pasi ata që ishin titullarë morën ngarkesë të lehtë, ndërsa me pjesën tjetër trajneri punoi në fund me disa ushtrime kombinuese dhe gjuajtje në portë. Pjesë e këtyre ushtrimeve ishte edhe Edgar Çani, i cili në një moment nuk e ka kryer si duhet ushtrimin. Trajneri i ka kërkuar llogari dhe e ka udhëzuar që ta zbatojë më mirë. Por, duket se Çani e ka pritur këtë moment për të shpërthyer ndaj Dalipit dhe i është hakërryer me të bërtitura dhe ofendime jo etike dhe tentativë për goditje. Nëse nuk do të ndërhynin shpejt lojtarët e tjerë, ku i pari ka qenë Sulejmani që ka frenuar vrullin e Çanit te trajneri, nuk do të mungonte edhe përplasja fizike. Pasi ka shfryrë dufin, Çani është larguar drejt dhomave të zhveshjes. Pa dyshim, shkak për këtë përplasje mund të ketë shërbyer akumulimi i fundit që lojtari ka pasur ndaj trajnerit. Fillimisht, Dalipi u "ankua" për Çanin pas barazimit me Lushnjën, nga i cili priste më shumë. Për të vijuar më pas me mosaktiviz­imin me Teutën, që u motivua për shkak të një dëmtimi të lojtarit në qafë. Mbase "kupa" u mbush me aktivizimi­n e ish-sulmuesit të Kombëtares në Gjirokastë­r në minutën e 88-të, pasi lojtari kishte bërë disa minuta nxehmje, ku u konfliktua edhe me tifozët vendës. Sherri mes palëve ka nisur që në Gjirokastë­r dhe shpërtheu dje.

Jo vetëm Edgar Çani, por edhe pjesa dërrmuese e lojtarëve e kanë humbur qetësinë dhe askush nuk jep shkakun e vërtetë dhe në këto kushte i mbetet trajnerit Dalipi që të përballet me dufin e tyre. Tani mbetet për të parë se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e klubit për Çanin, duke ditur se ka një shembull të freskët, siç ishte rasti Telushi, i cili do të gjobitet për sherrin që pati me trajnerin. Por duke bërë krahasime, rasti i djeshëm i Çanit është karakteriz­uar nga një fjalor më i ashpër dhe jo etik, se ai që pati vlonjati me trajnerin në fushën stërvitore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania