Panorama Sport (Albania)

De Vrij firmos zyrtarisht, ja plani i merkatos

Azamoah më pranë, Kanselo në rrezik (Semedo-Tomas, alternativ­at). Lautaro vjen në verë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mbetet ende një ob jektiv për t'u ar ritur, dy turne dhe 180 minuta për të siguruar kualifikim­in në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për vitin e ardhshëm. "Luftë" pikë më pikë me Lacion, teksa Interi ndodhet -2 pikë nga bardhekalt­rit: sfida direkte do zhvillohet javën e fundit të Serisë A, më 20 maj, në "Olimpico". Duel për vendin e katërt, mes dy skuadrash që përfaqësoj­në të tashmen dhe të ardhmen e Stefan de Vrij: sepse mbrojtësi holandez po lufton për objektivin Champions me kryeqyteta­sit, por sezonin e ardhshëm do veshë ngjyrat zikaltër.

KONTRATA NË LIGË - Një goditje me parametra zero e Interit: Stefan nuk rinovoi me Lacion, e teksa skuadrat u afrohen fundit të sezonit, drejtuesit interistë japin lajmin e bukur. Sipas "Sky Sport", në fakt, është depozituar nga përgjegjës­it zikaltër në Ligën italiane kontrata e Stefan de Vrij: Pesë vite, me rreth 3,8 milionë euro si pagë sezonale.

AZAMOAH KËTË JAVË - Interi po lëviz edhe në frontin Azamoah. Drejtuesit interistë po përcaktojn­ë detajet e fundit me mbrojtësin e majtë ganez (mendohet t'i ofrohet një kontratë trevjeçare për 3 mln në sezon) dhe brenda javës që vjen pritet të marrin "po" nga klubi bardhezi.

RAFINJA-KANSELO - Mbeten për t'u përcaktuar, në krahun tjetër, blerjet e mundshme të Kanselos e Rafinjës. Më e ndërlikuar duket situata e mbrojtësit portugez sepse Valencia nuk pranon huazime të tjera, ndaj zikaltrit duhet të derdhin 35 milionët eurot e fiksuara brenda 31 majit. E vetmja mundësi do ishte të bindin spanjollët për ta shtyrë në korrik pagesën, në mënyrë që shpenzimi të përfshihet në bilancin e 2019-s. Për momentin, megjithatë, klubi iberik bën "mur", edhe pse për portugezin kanë marrë oferta të ndryshme. Më e lehtë marrëveshj­a për Rafinjën (edhe klauzola e tij është fiksuar në 35 milionë euro), pasi braziliani nuk bën pjesë në planet e trajnerit katalanase, Ernesto Valverde.

SEMEDO E THOMAS - Ndërkaq, Janë dy "planet B" të zikaltërve nëse Kanselo "sfumon": gjithmonë sipas mediave italiane, po ndiqen Nelson Semedo (portugez) i Barcelonës dhe Thomas Partej (ganez) i Atletikos së Madridit (përveçse Karderabek i Hofenhaimi­t dhe Bruno Perez i Romës: pista, megjithatë, më të ftohta).

LAUTARO - "Vështir, thuajse e pamundur ta mbajmë deri në dhjetor: Interi ka fjalën e fundit dhe Spaleti do të ketë bash- kë me Ikardin". Një deklaratë kjo e menaxherit të Lautaro Martinez, talentit të Rasing de Avejaneda që, mesa duket, do i bashkohet Interit që këtë verë. Sulmuesi do ketë në kontratë një klauzolë prej rreth 120 milionë dollarësh dhe mund të luas edhe si sulmues krahu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania