Panorama Sport (Albania)

Zaza në modë, Silva drejt kalimit në Angli

Portugezi bën gati valixhet, "Djalli" piketon zëvendësin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në konferencë për shtyp pas finales së Kupës së Italisë, Xhenaro Gatuzo deklaronte se Milani, më shumë sesa për një sulmues, kishte nevojë për mendësi. Vetëm 24 orë më pas, nga Spanja "përgënjesh­trojnë" trajnerin kuqezi, sepse sipas "AS", Simone Zaza është shndërruar në objektivin e radhës së Milanit. Sipas së partishmes prestigjio­ze, 26-vjeçari mund të jetë partneri i ardhshëm i Patrik Kutrones. Vlera dhe afatet e kontratës së lojtarit janë një aspekt pikant i bisedimeve, por, sipas të njëjtit burim, thuhet se në klubin spanjoll nuk do të ishin kundër largimit të bomberit nëse në arkat e tyre do të derdheshin të paktën 25 milionë euro. Situata financiare e Milanit është delikate, por presidenti Jonghong Li ka premtuar se edhe këtë verë goditjet nuk do të mungojnë, me kuqezinjtë që ndoshta nuk do të afrojnë aq shumë lojtarë sa një vit më parë, por me siguri disa përforcime cilësore do të realizohen. Në bazë të këtij qëndrimi nga ana e manjatit kinez, mund të thuhet se mundësitë për një ofensivë të tillë "Djalli" do t'i ketë. Konkurrenc­a është ana tjetër e medaljes, pasi për Zazën ka interes edhe nga dy klube britanikë, por në fund mund të mbizotëroj­ë dëshira e lojtarit, i cili nuk e fsheh dëshirën për t'u rikthyer në Serinë A, ku më parë ka luajtur me Sasuolon dhe Juventusin.

ANDRE SILVA

Nga ana tjetër, një gazetë prestigjio­ze si "The Sun" ka publikuar lajmin se Milani do të zhvillojë edhe merkato në dalje. Përveç emrave si Donaruma apo Suso, një tjetër lojtar në shitje mund të jetë Andre Silva. Portugezi, në sezonin e tij të parë italian, nuk e ka justifikua­r për asnjë moment investimin prej 38 milionë eurosh që Milani bëri për ta marrë nga Porto. Për 22- vjeçarin, interesin më të fortë nga Anglia e ka shfaqur Uolverhemp­toni. "Djalli" nuk pranon të zhvlerësoj­ë lojtarin dhe në këtë kuadër, klubi anglez mund të ofrojë deri në 35 milionë euro për shërbimet e portugezit. Siç thotë Gatuzo, "nuk është ende kohë bilance", por me merkaton që po afron, disa llogari duhen bërë në mënyrë të detyrueshm­e...

SANKSIONI

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania