Panorama Sport (Albania)

UEFA presion PSG-së, Nejmar më pranë Realit

Duhen shitje, 5 "aktorë" gati ta çojnë në Madrid

-

Për UEFA-n, llogaritë nuk dalin: PSG- ja, verën që kaloi, shpenzoi shumë, pa i kompensuar tërësisht. Në Paris po qarkullon një frymë e tendosur dhe, sipas së përditshme­s "L'Equipe", të gjithë duhet të përgatiten për sanksionim­e të reja, me klubet e mëdha europiane që i kanë kërkuar ndihmë UEFA-s të ndalojnë ata që bëjnë "sipas dëshirës". E të mendosh që në Paris po ëndërrojnë Dibalan e Pogbanë…

SAFRIFIKIM - Vendimi i UEFA-s duhet të zyrtare në fillim të qershorit. Organi më i madh i futbollit europian, ndërkaq, ka hapur një hetim mbi klubin e Al-Khelaifit për sa i përket respektimi­t të "Fair Play Financiar" dhe mund të aplikojnë masa të rënda, ndoshta të ngjashme me ato të 2014-ës, që detyruan francezët të mos kalonin deficitin e 60 milionë eurove mes shitjeve e blerjeve (në tri vitet e fundit

është tejkaluar dhe blerja e Mbapesë ende nuk është llogaritur). Do duhej, ndoshta "sakrifikim­i" i disa lojtarëve (Kavani ose Pastore) ose i 1-2 shitjeve "big". Dhe, duan apo nuk duan, në "Parc de Princes", pas pakënaqësi­ve të kohëve të fundit (e duke qenë se

klauzola e tij do sillte shumë miliona), emri më i lakuar për t'u larguar është Nejmar.

DISKUTIM 5-sh - Blerja e "O'Ney" nuk do jetë i lehtë për askënd (PSG për të pagoi 222 mln euro), por ndërkaq "AS" ka zbuluar 5 emrat e përfshirë në bisedime me drejtuesit

francezë. I pari është Florentino Perez: nuk është sekret që presidenti i Realit pëlqen braziliani­n, pasi është përpjekur ta transferoj­ë edhe 12 vite më parë (për të do bënte "marrëzi"). Më pas vjen vetë Nejmar (normalisht) dhe babai ( e njëkohësis­ht menaxheri)

i tij, që i qëndron pas në çdo hap. Jo më kot ishte ky i fundit që shtyu Pini Zahavin (izraelit, menaxher i Levandovsk­it dhe ndërmjetës i merkatos), edhe ai shumë i rëndësishë­m në karrierën e Nejmar, për transferim­in e "yllit" brazilian në Paris. I fundit

vjen Al-Thani, sheik i Katarit dhe pronar i PSG- së: është pengesa më e madhe në rrugën e Florentino Perezit, pasi duhet bindur ai i pari për të marrë Nejmarin. Me sa duket, aventura e re e trajnerit Tomas Tuhel nuk do nisë në mënyrën më të mirë…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania