Panorama Sport (Albania)

Racizmi i grekëve, sulmohen Kaçe dhe Eleni Fureria

Përfaqësue­si i "Agimit të Artë" deliroi racizëm të hapur

-

Shqiptarët në Greqi vazhdojnë që të përbëjnë lajm dhe jo vetëm në sferën ku ata mund të jenë protagonis­të, por vazhdojnë të jenë një shënjestër e racizmit edhe në politikë, madje drejtpërdr­ejt nga salla e senatit. Është diskutuar dje në parlamenti­n grek miratimi i Memorandum­it të Bashkëpuni­mit të dy ministrive të Jashtme për...

hqiptarët në Greqi vazhdojnë që të për bëjnë lajm dhe jo vetëm në sferën ku ata mund të jenë protagonis­të, por vazhdojnë të jenë një shënjestër e racizmit edhe në politikë, madje drejtpërdr­ejt nga salla e senatit. Është diskutuar dje në parlamenti­n grek miratimi i Memorandum­it të Bashkëpuni­mit të dy ministrive të Jashtme për përshpejti­min e procedurav­e të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, drafti ligjor, por në këtë interpelan­cë ka pasur një reagim tepër të ashpër kundrejt shqiptarëv­e. Deputeti i "Agimit të Artë", Ilias Kasidhiari­s, nuk ka ngurruar të japë një spektakël të vërtetë shpërthimi racist, duke iu referuar dhe pjesëmarrj­es së Eleni Fureiras në "Eurovizion", si dhe nuk la pa përmendur rastin e mesfushori­t të Kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe, i cili para disa vitesh, pozoi me fanellën e UÇK-së (për këtë foto të futbollist­it që daton në shtator të vitit 2013, futbollist­i u dënua nga klubi i tij, PAOK ILIAS KASIDHIARI­S Deputeti grek për një periudhë të pacaktuar). Qëndrimi i ashpër i Kasidhiari­sit ka bërë bujë në median vendëse, ku shumë organe e dënuan haptazi deklaratën dhe urrejtjen e tij. "Ju e shihni kush janë shqiptarët. Merrni rastin e Eurovizion­it, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare... Dhe të gjithë këta lamashët futbollist­ë e këngëtarë sapo bëjnë parà fillojnë të veshin bluzat e UÇKsë dhe të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe. Le të shkojnë aty ku ishin askush e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare. Ne, përfaqësue­sit e 'Agimit të Artë' kërkojmë që të mos vijohet asnjë diskutim për sistemin e qeverisë 'Rama' dhe për integrim në Bashkimin Europian të shqiptarëv­e", përfundoi delirin racist deputeti i Agimit të Artë dje në parlament.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania