Panorama Sport (Albania)

Vllaznia në dorë të Partizanit, kthehet historia

-

Vllaznia, në dorë të Partizanit. Rikthehet sërish historia, por tashmë në anën e kundërt. Gjatë viteve të fundit, skuadra shkodrane u ka prishur shumë punë të kuqve në rrugën e tyre drejt titullit. Në dhjetor të 2014-ës, Vllaznia e mundi Partizanin në Tiranë me rezultatin 1-0, ndërsa të kuqtë prisnin që të shpalleshi­n "kampionë dimri". Që prej asaj ndeshjeje, të kuqtë nisën rezultatet negative, duke mos arritur të fitonin titullin. Edhe një vit më parë, kur të kuqtë ishin një prej ekipeve pretendent­e për titull dhe po luftonin fort, ishte pikërisht Vllaznia që e ndali në një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në Shkodër. Një takim, ku ish-trajneri i Partizanit, Sulejam Starova, pati shumë kontestime.

SITUATA AKTUALE

Tani që Vllaznia është në pikën më kritike të sezonit dhe rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Parë, do të luajë të dielën në Tiranë ndaj Partizanit. Të kuqtë luftojnë për një vend në Europë, ndërsa kanë në dorë fatin e shkodranëv­e. Nëse munden apo edhe barazojnë në këtë takim, dhe dy rivalët, Teuta dhe Kamza fitojnë, atëherë gjithçka bëhet shumë e vështirë për shkodranët. Kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi, kanë nisur të bëhen lëvizjet, ndërsa jo gjithçka vendoset plotësisht në fushë. Në lojë hyjnë shumë aleancat, politika, pse jo edhe motivimi ekstra për ekipet. Duke parë kalendarin, Kamza luan dy ndeshje në fushën e vet, ndërsa Vllaznia, vetëm një. Gjithashtu, edhe skuadra durrsake luan vetëm një ndeshje në fushën e vet. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania