Panorama Sport (Albania)

Përgatitje­t nisin me mungesa të shumta, alarm dëmtimesh

-

Ngjeshjet e kalendarit bëjnë që të mos ketë kohë për pushim te Partizani. Gjatë pasdites së djeshme, të kuqtë kanë nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës, ku të dielën presin Vllazninë në kryeqytet, takim i cili do të luhet në orën 17:00. Përgatitje­t kanë nisur me probleme të mëdha, pasi trajneri Dalipi ka pasur në dispozicio­n një grup të cunguar lojtarësh. Me shumë mundësi, stafi do të ketë probleme për këtë sfidë, por sot pritet që të shikohet më qartë situata e lojtarëve që dje patën probleme. Besart Abdurrahim­i nuk u grumbullua për Luftëtarin për shkak të problemeve shëndetëso­re, të cilat e kanë lënë edhe dje larg ekipit. Mësohet se sulmuesi po kalon një virozë me temperatur­ë të lartë. Milan Kulum dhe Lorenc Trashi kanë qenë prezentë në ambientin stërvitor, por nuk janë përgatitur për shkak të dëmtimeve që morën në Gjirokastë­r. Kapiteni Batha, i cili është i pezulluar për këtë javë, u përgatit i diferencua­r, pasi edhe ai kishte një problem fizik. Portieri Alban Hoxha nuk ishte fare dhe u tha se ka marr leje LORENC TRASHI

(i dëmtuar) MILAN KULUM

(i dëmtuar) BESART ABDURRAHIM­I

(i sëmurë) ALBAN HOXHA

(me leje) EMRAN RAMADANI

(me leje)

në klub. Emran Ramadani mungon prej disa ditësh, pasi ka marrë leje për një problem për të qenë pranë familjes në Maqedoni. Lajm i mirë ishte rikthimi në stërvitje i Telushit, i cili të martën pati një përplasje me trajnerin Dalipi. Lojtarët që kanë qenë titullarë në Gjirokastë­r, kryen një seancë të lehtë, ndërsa pjesa tjetër e mori të plotë ngarkesën, deri në momentin ku shpërtheu sherri mes trajnerit dhe Çanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania