Panorama Sport (Albania)

Telushi kërkon falje, por nuk i shpëton gjobës

Klubi nuk e zbulon shumën, zakonisht shkojnë 2 mijë €

- ILIR CARA

jaftuan 48 orë që të zbutet acarimi i krijuar në stërvitje mes mesfushori­t Bruno Telushi dhe trajnerit Klevis Dalipi. Shkak u bë lënia jashtë formacioni­t në momentin që tekniku përcaktoi njëmbëdhje­tëshen për transfertë­n e Gjirokastr­ës. Lojtari i kërkoi llogari trajnerit pse nuk është titullar dhe në fund debatuan në distancë dhe i mërzitur la stërvitjen në mes dhe u largua. Masa e parë që morën drejtuesit për këtë veprim të lojtarit ishte mosgrumbul­limi me ekipin për Luftëtarin. Por, mësohet se lojtari e ka kuptuar gabimin që bëri dhe ka kërkuar falje për veprimin dhe dje ka nisur përgatitje­t me skuadrën nën drejtimin e trajnerit Dalipi. Gjithsesi, mesfushori pritet të përballet me gjobën e klubit për thyerje të disiplinës. "Panorama Sport" u interesua dje pranë klubit për të mësuar situatën e Telushit dhe zëdhënësi për shtyp i Partizanit, Olsi Ranxhi, sqaroi të gjitha veprimet që janë kryer. "Telushi u ka kërkuar falje shokëve të ekipit dhe stafit për atë që ndodhi në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Luftëtarin. Pas kësaj, lojtari i është bashkuar grupit dhe ka vijuar programin stërvitor. Gjithsesi, ndaj lojtarit klubi do të zbatojë masën disiplinor­ë, siç e përcakton rregullorj­a në raste të tilla", u shpreh për "Panorama Sport" zëdhënësi i klubit të kuq, Olsi Ranxhi. Sa i përket shumës, në klub nuk japin detaje, pasi kur flitet për parà, ato konsideroh­en konfidenci­ale. Gjithsesi, gjobat aplikohen sipas shkallës së thyerjes së disiplinës. Por gjobat më të zakonshme të aplikuara nga klubi kanë qenë në shifrat 2 mijë euro. Gjithsesi, drejtuesit ende nuk e kanë miratuar gjobën që t'i vendoset Telushit për debatin me trajnerin në fushën stërvitore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania